Debat i zjarrtë televiziv për kreun e ardhshëm të KE-së
Natë e zjarrtë në Bruksel. 5 rivalët, 5 kandidatët për president të Komisionit Europian, zhvilluan mbrëmë live një debat të dytë televiziv në Bruksel. Debati u përqëndrua në cështje të rëndësishme si kriza ekonomike, emigrimi dhe tematika kyce që përfshin të 28 vendet anëtare të BE-së.Kandidatët u përpoqën të tërhiqnin vëmendjen e miliona votuesve eropianë, teksa kandidojnë për postin e presidentit të Komisionit Europian. Të pestë kandidatët kanë mbajtur edhe debate të mëparshme televizive, por ky konsiderohet si më i madhi. Liderja e ambientalisteve, Ska Keller, u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritje të shumta kur kritikoi sjelljen e bankierëve.Ndërsa duket se ylli i mbrëmjes, sikurse është cilësuar sot edhe nga mediat në Europë, ishte lideri i partisë majtë Syriza në Greqi, Aleksis Tsipras, i cili në fjalën e tij u përqëndrua tek rritja e taksave dhe reduktimi i shpenzimeve, si dy nga problemet më të mprehta me të cilat përballen sot europianët. Në debat morrën pjesë edhe kandidatët e tjerë, tashmë të njohur për retorikën e tyre apo edhe për punë e viteve të fundit në krye të institucioneve të rëndësishme si ish presidenti i Eurogrupit Jean-Claude Juncker apo presidenti i PE-së, Martin Schulz.Kur u shtrua cështja e përfshirejes së ulët të votuesve në Bashkimin Europian, u ra dakord që duhet më shumë transparencë. Megjithatë, ai tha se votuesit ishin të shqetësuar për çështje të mëdha si për shembull papunësia dhe evazioni fiskal. Kandidatët ranë gjithashtu dakord se Bashkimi Europian duhet patjetër të ndjekë një politikë të përbashkët rreth emigrimit në mënyrë që të frenohet fluksi i emigrantëve të paligjshëm. Zgjedhjet për presidentin e Komisionit Europian do të mbahen më 26 maj.