I dërguari i OKB-së për Sirinë, Lakhdar Brahimi jep dorëheqjen
I dërguari i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, jep dorëheqjen nga posti i tij në fund të muajit, dorëheqje e cila ishte parashikuar prej kohësh.Në konferencën e tij të fundit për shtyp në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Lakhdar Brahimi, tha se populli sirian ka treguar elasticitet të madh dhe dinjitet, ndaj ata duhet të vazhdojnë të punojnë për paqen. Ai ka theksuar se paqja në Siri është ende e arritshme."Unë kam siguruar shtatë çështje që duhet të merren parasysh, të cilat nëse meren seriozisht nga palët, do të çonin në një proces serioz të paqes. Komunikata e Gjenevëz ende është dhe do të vazhdojë të jetë në qendër të përpjekjeve, por ka një numër mjaft të madh gjerash që duhet bërë".Lakhdar Brahimi u emërua në postin e të dërguarit për Sirinë, në gusht të vitit 2012, duke zëvendësuar ish-sekretarin e përgjithshëm të OKB, Kofi Anan, i cili mbajti këtë post gjashtë muaj dhe dha dorëheqjen.Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon e ka pranuar me keqardhje largimin e tij. Ai vlerësoi Laghdar Brahimin si “një nga diplomatët më të shkëlqyer të botës”, duke shtuar se ai u përball me “shanse të pamunduara”.Lakhdar Brahimi tha se i vjen keq që po lë Sirinë ende të zhytur në krizë dhe beson që kjo çështje do të zgjidhet. Ai tha se problemi i vetëm është se sa njerëz do të vriten dhe sa shkatërrime të tjera do të përjetojë vendi deri në gjetjen e një zgjidhje.Emrat e sugjeruar si zëvendësues të mundshëm të Lakhdar Brahimit,përfshijnë ish-kryeministrin Australian Kevin Rudd, diplomatin veteran të OKB-së Michael Ëilliams dhe ish-Ministrin e Jashtëm tunizian Kamel Morjane.Aktivistët e të drejtave të njeriut raportojnë se 150 mijë vetë kanë vdekur në Siri që nga fillimi i luftës në mars të 2011.