“Njerëz të humbur” e bën me vajzë, Mimoza Selimi: S’është e imja, gati të bëj ADN-në

Këngëtarja, Mimoza Selimi, prej kohësh e shkëputur nga skena shqiptare rikthehet sërish në vëmendjen e medias.Shkak është bërë denoncimi i një rasti në emisionin e kaluar të “Njerëz të humbur”, ku një vajzë pretendonte se ishte e bija dhe se ishte braktisur prej saj.Por, Mimoza Selimi,shpreh habi duke theksuar se ajo as që ka fëmijë. Ajo ka filluar një “betejë” deklarative në fb, ku mohon totalisht dhe hedh akuza ndaj emisionit.Por në pamundësi për të marrë përgjigje nga pala tjetër, këngëtares duket se nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër për të hequr këtë barrë mbi supe. Në postimin e fundit në fb, ajo shprehet e gatshme të bëjë testin e AND-së.“Pershendetje per te gjithe ju miqte e mij te mire! Ka disa dite qe sic e dini, ne emisionin "Njerez te humbur" eshte permendur emri Mimoza Selimi , qe ka braktisur vajzen e saj. Nuk jam une Nena e asaj vajze, do kisha qene Nena me e mire e me e lumtur ne bote po te kisha pasur nje femije. Meqene pergjigjia e stafit te emisionit eshte se ka disa Mimoza Selimi , dhe nese me kerkohet ligjerisht te bej testin e ADN, une jam gati ta bej. Por pas rezultatit, qe nuk ka dyshim qe do vertetoje qe nuk jam Nena e saj, pergjegjesia do te jete shume e madhe per te gjithe ata qe u bene pjese e ketij "spektakli". Me vjen shume keq qe ajo vajze ka humbur shume kohe duke u marre me mua. Eshte e drejta e saj te kerkoje Nenen e saj biologjike. Por jo te thote i ngjaj shume une Mimoza Selimit, prandaj eshte Nena ime. Nese ajo i lexon keto rreshta qe po shkruaj, do e kuptoje shume mire per cfare ia them. Ju falenderoj te gjitheve per dashamiresine, rrespektin, ngrohtesine qe me jepni duke me qendruar prane. Do ju lutem atyre qe i "adhurojne" spektakle te tilla, te me lene te qete ne jeten time. Ky eshte mesazhi im i fundit ne lidhje me kete histori. Ju o miqte e mij te mire, paci bekimin e Zotit! Jetoni e gezoni ne familjet tuaja, eshte pasuria me e madhe! Edhe nje here FALEMINDERIT! Perqafime!”