Aksidentohet për vdekje punëtori, ra nga lartësia gjatë punës në portin e Durrësit

Durrës - Një punëtor, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e depozitave të grurit. Shtetasi Fatmir Idrizi ka rënë nga një lartësi rreth 10 m, prej ku ndodheshin edhe depozitat e grurit në portin e Durrësit.Ngjarja aksidentale raportohet të ketë ndodhur në kohën që bëhej shkarkimi nga anija e ankoruar në port. Fatmir Idrizi ndonëse u dërgua me urgjencë, ka vdekur rrugës për në spitalin rajon, për shkak të frakturave të mëdha në të gjithë trupin.