Qeveria shpërbën Komitetin Antitrafik, krijuar që në vitin 2002
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2014, 18:53
Tiranë – Qeveria “Rama” shpërbën Komitetin Shtetëror të Luftës kundër Trafikut të Qënieve Njerëzore, krijuar më 5 janar 2002 pasi ka vendosur ta zgjerojë dhe ripërcaktojë misionin e tij.Komiteti është mbledhur edhe nën drejtimin e Ministrit të ri të Punëve të Brendshme Saimir Tahirit gjatë muajve të fundit, me praninë e anëtarëve që janë përfaqësues të disa ministrive dhe institucioneve të pavarura.
Duke qënë se lufta kundër trafikimit të personave hyn një ndër prioritetet e Qeverisë "Rama", në një nga mbledhjete e fundit u vendos që nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave, Komiteti të riformatohej. Duket se ndryshimi ka nisur që nga zhbërja e Komitetit dhe krijimi i një organizmi tjetër.ar.sh/Oranews.tv