Kisha e Laçit, Policia shmang trafikun: Të enjten, asnjë makinë s'do hyjë këtu

Lezhë - Për të përballuar fluksin e lartë të njerëzve dhe mjetëve që i drejtohen Kishës së Shna Ndout në Laç në pelegrinazhin e 12 dhe 13 qershorit, policia e qarkut të Lezhës nuk do të lejojë , pas orës 15:00 të së enjtes, qarkullimin e makinave në këtë territor.Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Valentin Florini, ka bërë të ditur se do të bllokohet lëvizja e mjetëve nga qyteti i Laçit në drejtim të Kishës pas orës 15:00 të së enjtes e deri në përfundim të pelegrinazhit të 13 qershorit."Nuk do të lejohet asnjë mjet që të lëvizë në drejtim të Kishës, kjo për të eleminuar trafikun.Do të lejohen vetëm përsonat e sëmurë dhe disa mjete 8+1 që kanë autorizim nga Bashkia e Laçit.Për të përballuar flusksin e mjetëve dhe të qytetarëve, që i drejtohen këtij vendi të shenjtë, do të ketë efektivë të shumtë policie si të Rendit, ashtu edhe asaj Rrugore.Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të lëvizin në këmbë, kjo për të eleminuar trafikun,"-theksoi FloriniNë12 dhe13 qershor, rreth 1 milionë pelegrinë i drejtohen Kishës së Shna Ndout në Laç.ar.sh/Oranews.tv