Kodheli takime të nivelit të lartë në Gjeorgji, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ndërsa gjendet për një vizitë zyrtare në Gjeorgji, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka kërkuar nga autoritetet gjeorgjiane njohjen e shtetit të Kosovës, duke theksuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një precedent unik në të drejtën ndëkombëtare.Sipas ministres Kodheli çdo përpjekje për ta përdorur precedentin e Kosovës në situata separatiste në rajonin e Kaukazit është tendencioze dhe nuk i përgjigjet realitetit ndërkombëtar.Në takimin me homologun e saj Irakli Alasania, Ministrja e Mbrojtjes Kodheli e siguroi për qëndrimin pro të Shqipërisë përsa i përket aspiratës integruese të Gjeorgjisë për anëtarësimin në NATO.“Ashtu siç e theksova edhe në punimet e komisionit NATO-Gjeorgji vetëm pak ditë më parë, Shqipëria mendon se Gjeorgjia është një partner i rëndësishëm për Aleancën. Angazhimi i Gjeorgjisë në misionet paqeruajtëse të NATO-s është një shenjë e qartë e këtij partneriteti”, nënvizoi ministrja Kodheli.Gjatë takimit të dy homologët diskutuan përçështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh dhe angazhimeve në kuadër të nismave ndërkombëtare dhe NATO-s.Duke u ndalur tek bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, znj. Kodheli tha se mes dy vendeve mund të planifikohen stërvitje dhe trajnime të përbashkëta, nga të cilat tëpërfitohen eksperiencat më të mira.Ministrja Kodheli ështëpritur në një takim të veçantë nga edhe nga Presidenti i vendit, Glorgi Margvelashvilli dhe Kryetari i Parlamentit,David Usupashvili.