Sekretari i Vetëvendosjes i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën i ka dhënë fund vetes duke u hedhur nga kati i 6-të i një pallati.Ngjarja ndodhi rreth orës  9.30 tek rruga "Muharrem Fejza.Arbnor Dehari, 28 vjeç ka qenë një aktivisi i lëvizjes Vetëvendosje dhe që nga vitet e para të formimit të saj merrte pjesë në shumë aktivitete, aksione, protesta dhe demonstrata.Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për mediat ka ngushëlluar familjarët e viktimës, ndërsa ka vlerësuar kontributin e tij në parti.“Me pikëllimi të thellë njoftojmë opinionin publik se sot tragjikisht, në moshën 28 vjeçare ndërroi jetë aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbënor Dehari. Arbënori rrjedh nga një familje patriotike me prejardhje nga Kumanova. Ai ishte aktivist i devotshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që nga vitet e para të formimit të saj, duke marrë pjesë në shumë aktivitete, aksione, protesta dhe demonstrata. Ka qenë i ngarkuar me detyra konkrete dhe përgjegjësi brenda Lëvizjes, duke qenë me vite anëtar i Sekretariatit Për Media dhe Komunikim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Prej vitit 2012, i ndjeri ka qenë sekretar organizativ i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, duke qenë ndër aktivistët kryesorë dhe më meritorë në fushatën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato të përgjithshme. Vdekja e tij është humbje e madhe si për familjen poashtu edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! Në këto moment të rënda, shprehim ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, dashamirëve dhe aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”