Librazhd, qytetarët pijnë ujë të ndotur, rrjeti i ujësjellësit në “gjendje kritike”

Librazhd - I ndërtuar në vitet '70, rrjeti I Ujësjellësit të rrethit të Librazhdit ka nevojë për ndërhyrje pasi është tërësisht i amortizuar.Rrjeti i tubacioneve të ujit të pijshëm në ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve në rrethin e Librazhdit është pothuajse jashtë funksionit, duke ndikuar kështu drejtpërsëdrejti tek banorët, të cilët detyrohen të pinë ujë të ndotur.Këtë situatë e pranon edhe vetë kreu I ujësjellësit të rrethit Librazhdit, Agron Gega, i cili thotë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së vëmendjes nga pushteti lokal dhe ai qëndror."Ujësjellësi I Librazhdit, problemin kryesor ka amortizimin e rrjetit, pasi rreth 70 % e tij është e dëmtuar. Zona më problematike janë disa zona" - tha Agron GegaSipas Gegës, në vitet e fundit, ish drejtues të ndërmarrjes së ujësjellësit të Librazhdit kanë dhënë leje ndërtimi mbi kolektorin e ujit duke e rënduar më shumë situatën e ujit të pijshëm në këtë qytet.Ky fenomen shihet edhe ne Elbasan ku nje numër i madh objektesh janë ndërtuar në zonën e Krastës aty ku janë edhe depot e ujit. Këto objekte rrezikojnë ujin e pijshëm që furnizohet i gjithë qyteti i Elbasanit, por kanë shkelur edhe ligjin i cili e përcakton qartë se objektet që ndërtohen pranë depove të ujit, duhet të kenë një distancë largësie prej 100 metra.