Alfa Bank dhuron gjak për talasemikët dhe të aksidentuarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2014, 18:52
Tiranë- Punonjësit e Alfa Bank për të katërtin vit radhazi kanë dhuruar gjak për të shpëtuar jetë.Në ambjentet e kësaj banke është improvizuar një sallë dhurimi, ku stafi i bankës ka dhuruar gjak për pacientët që vuajnë nga talasemia, por edhe për të aksidentuarit.Drejtori i Alfa Bank Albania, Periklis Drougkas, u shpreh se dhurimi i gjakut është një përgjegjësi sociale për institucionin që ai drejton.Brunilda Isaj, anëtare e bordit menaxhues në këtë bankë deklaroi se dhurimi i gjakut është një qëllim human.Sipas Kryqit të Kuq Shqiptar nevojat për gjak në Shqipëri janë rreth 30 mijë njësi, ndërkohë që mblidhen vetëm 20 mijë të tilla, fakt ky që kërkon më shumë sensibilizim nga qytetarët për dhurim gjaku.