Prezantohen qendrat komunitare në Fier e Berat, Veliaj: Bonus për fëmijët rom që shkollohen e vaksinohen

Fier - Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, përuroi ditën e sotme të parën qendër rinore në qytetin e Fierit. I shoqëruar dhe nga ambasadori suedez, Patrik Svenson,Ministri Veliaj tha se qëndra "Epoka e re" përkon edhe me hapjen e agjensisë së rinise.Nga Fieri, Ministri i Rinisë premtoi futjen e konceptit te praktikave me pagesë për studentët, kur tha se është bërë progres me çeshtjen e punësimit.Ministri Veliaj më herët ishte në Berat ku ka inaguruar qendrën për komunitetin rom.Qendra kombëtare, shëndetësore dhe kopshti që u inagurua sot në një lagje të populluar nga komunitetit rom, kanë qëllim të mbështesin këto komunitete nëpërmjet ofrimit të shërbimeve sociale publike.