Kosova, Bello: Kushtetuta e qartë,nëse Thaçi s'bën qeverinë, e ka radhën tjetri
Tiranë – Politikani i njohur Marko Bello, tri herë deputet dhe 2 herë ministër, ka deklaruar sonte në “Ora News” se zgjidhjen e situatës në Kosovë tani e ka në dorë vetëm Kushtetuta e Kosovës dhe jo koalicioni tripartiak.Bello dha opinionin e tij për një seri pikëpyetjesh që janë ngritur për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës pas daljes së PDK-së së Hashim Thaçit si e para në zgjedhje dhe aleancës së tri partive të tjera për t’i marrë pushtetin.Bello theksoi në fjalën e tij se gjithçka është mëse e qartë: “Nuk e ka në dorë koalicioni se si veprohet, e ka në dorë Kushtetuta!” – tha ai. – “Presidentja Jahjaga me të marrë rezultatin fillon konsultimet me partitë dhe patjetër që do të thërrasë partinë ose koalicionin e partive, që ka fituar shumicën e votave në Kuvend.”I pyetur nëse i takonte Thaçit të ishte i pari, Bello tha: “ Patjetër që për mendimin tim duhet të thërritet partia e parë, Hashim Thaçi. Por ky ka qënë dhe synimi i koalicionit, për ta evituar këtë hap të parë. Për t’i treguar Presidentes së Republikës dhe gjithë opinionit publik se ne jemi partitë që kemi fituar shumicën e votave në parlament, s’ke pse të harxhosh kohën të presësh partinë tjetër.”E gjithnjë duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës, Bello gjykoi se “Formalisht, Presidentja mund ta thërrasë zotin Thaçi, por nuk ka kohë të bëjë eksperimente: Do ta thërrasë herën e parë , do t’i japë kohën e mjaftueshme e nëse ai nuk e realizon dot qeverinë, automatikisht do t’i jepet shansi, partisë tjetër.”Më poshtë, pjesë nga intervista e Bellos dhënë sot në studion e “Ora News.Pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, atje është bërë një marrëveshje ndërmjet partive dhe e para fituese, ka dalë PDK-ja. Si e shikoni këtë situatë? A është e parakohshme marrëveshja?Ajo që më ra në sy dhe vlen të përshendetet është fakti se shoqëria në Kosovë di të organizojë zgjedhje shumë të mira dhe është e aftë të nxjerrë rezultate shumë shpejt, duke e krahasuar gjithnjë me vendin tonë.Para vitit 2005, edhe në Shqipëri zgjedhjet realizoheshin dhe rezultati dilte shumë shpejt. Partitë që janë në opozitë gjithmonë shtojnë argumente dhe elemente sigurie, që e komplikojnë procesin ndërsa në Kosovë pamë që rezultati doli shumë shpejt. Ajo çfarë mbetet për t’u diskutuar, është se asnjë parti nuk i ka fituar e vetme zgjedhjet, asnjë lloj koalicioni që kish krijuar Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak se asnjëra nga partitë nuk ka marrë numrin e nevojshëm të votave në Parlament. Tani po bëhet një debat në Kosovë se cila do të mandatohet e para.Sipas Kushtetutës, a i takon PDK-së e para?Në çdo Kushtetutë të vendeve demokratike, nga të cilat kemi marrë dhe ne modelin, flas për republikat parlamentare, patjetër që partia që ka marrë shumicën, koalicioni që ka marrë shumicën, formalisht mandatohet për të formuar qeverinë, nga Presidenti i Republikës.Sigurisht që ka vende ku partia e parë mandatohet e para; nëse ajo dështon, mandatohet partia e dytë. Pastaj, në qoftë se Kuvendi nuk krijon dot shumicën e nevojshme për të patur mbështetje Qeveria, patjetër që shkohet në zgjedhje të parakoshme pas 40 ditësh. Dhe Kosova pak a shumë ka të njëjtën, Kushtetutë.Pra, nuk është se ka ndonjë ngerç?Nuk ka ngërç, pavarësisht se ka interpretime të ndryshme. Kuptohet se secila palë përpiqet të fitojë sa të mundet dhe i interpreton sipas mënyrës së vet, por ju e dini se Kushtetuta dhe çdo ligj i rëndësishëm duhet parë jo vetëm në germë, por edhe në frymë.Kushtetuta e Kosovës në nenin 95 ka 4 apo 5 pika dhe pika e parë është shumë e qartë, çertifikimi i zgjedhjeve: Presidenti i Republikës, në rastin tonë zonja Atifete Jahjaga, nominon formalisht pas konsultimeve me partinë apo koalicionin që ka siguruar shumicën e nevojshme të votave në parlament. Pra flet për partinë dhe jo për partinë e parë apo të dytë.Por ka dhe diçka tjetër që duhet të diskutohet, që koalicioni ka qënë pas-elektoral...Nuk e ka në dorë koalicioni se si veprohet, e ka në dorë Kushtetuta. Presidentja Jahjaga me të marrë rezultatin fillon konsultimet me partitë dhe patjetër që do të thërrasë partinë ose koalicionin e partive, që ka fituar shumicën e votave në Kuvend.Në këtë rast, në gjykimin tuaj kush do të thirret i pari, Hashim Thaçi apo Isa Mustafa?Patjetër që për mendimin tim duhet të thërritet partia e parë, Hashim Thaçi. Por ky ka qënë dhe synimi, për ta evituar këtë hap të parë. Për t’i treguar Presidentes së Republikës dhe gjithë opinionit publik se ne jemi partitë që kemi fituar shumicën e votave në parlament, s’ke pse të harxhosh kohën të presësh partinë tjetër.Megjithatë është në diskrecionin e shefit të shtetit, meqënëse nuk kemi asnjë parti që ka fituar zgjedhjet, që të këtë shumicën e deputetëve të mjaftueshëm për t’i dhënë mbështetjen në parlament. Parlamenti i Kosovës është i përbërë nga 120 anëtarë, duhet të ketë patjetër 61 deputetë , që të ketë një shumicë absolute.Formalisht, Presidentja mund ta thërrasë zotin Thaçi, por Presidenti nuk ka kohë të bëjë eksperimente: Do ta thërrasë herën e parë , do t’i japë kohën e mjaftueshme e nëse ai nuk e realizon dot partinë, automatikisht do t’i jepet shansi partisë tjetër.ar.sh/Oranews.tv