Rama i kërkon një “ PO” Francës për statusin: Takim shpresëdhënës me Holande
Francë- Kryeministri Edi Rama u prit sot pasdite në një takim të veçantë nga Presidenti i Francës, François Hollande, në Pallatin Elysee.Presidenti Hollande i shprehu Kryeministrit Rama mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë. Gjithashtu, gjatë takimit, Presidenti francez theksoi se Shqipëria shihet si vend stabiliteti në rajonin e Ballkanit. (Ne foto: Kryeministri Rama me Presidentin francez Hollande)
Kryeministri Rama është shprehur optimist në lidhje me statusin, pas takimit me presidentin francez.“Takimi me Presidentin i kaloi pritshmëritë tona. Ishte një takim shumë i hapur, shumë miqësor, shumë i drejtëpërdrejtë dhe patëm mundësinë të shtjellojmë në të gjthë përmasat e veta domosdoshmërinë që ka sot Shqipëria dhe Ballkani për tu integruar në BE, por dhe domosdoshmërinë që ka BE për të kuptuar se sa të nevojshme e ka Shqipërinë dhe Ballkanin. Biseda u shtri dhe në dimensionin e bashkëpunimit ekonomik, një bashkëpunim që do të intensifikohet ashtu siç do intensifikohen dhe shkëmbimet kulturore apo ato në nivelin e ekspertizës për të mbështetur vazhdimësinë e procesit të integrimit. Unë jam optimist dhe e konsideroj këtë vizitë përtej pritshmërive”tha Rama pas takimit.Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ku Presidenti Hollande vlerësoi rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe kulturës, por edhe bashkëpunimin ushtarak e policor.Kryeministri Edi Rama e falenderoi Presidentin François Hollande për mbështetjen e vazhdueshme të Franca i ka dhënë Shqipërisë.Ftesën e Kryeministrit Rama për të vizituar Tiranën, Presidenti Hollande e vlerësoi si një vizitë që mund të bëhet realitet në një kohë të afërt."Nje takim pertej pritshmerive dhe kenaqesi qe njesoj si kancelarja Merkel dhe Presidenti Hollande do vije ne Shqiperi"shkruan Rama ne twitter.Në këtë takim merrnin pjesë dhe Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati.Rama është takuar dhe me Presidentin e Senatit, ku i ka përcjellë dhe falenderimet e kryetarit te Kuvendit per mbeshtetjen e tij per statusin.
Gjatë qëndrimit në Paris, Rama ka zhvilluar një takim në organizatën prestigjioze MEDEF (Lëvizja e Sipërmarrësve të Francës).Kryeministri tha se në këtë takim u bisedua për potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.