Fier, 70% e bukës diabetike është mashtrim, kujdes nga ngjyruesit

Fier -Vetëm 30% e bukës diabetike që shitet në qytetin e Fierit, është realisht e tillë, kurse pjesa tjetër nuk është veçse bukë e bardhë e zakonshme, por gjithsesi, e rrezikshme për ata të sëmurë që nuk duhet ta hanë atë.Rreziku i saj shtohet edhe për shkak të ngjyruesit ushqimor të përdorur, që mund të jetë i rrezikshëm.Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës në Fier, Kajo Hallka, e ka bërë hapur këtë denoncim për "Ora News" dhe gjykon se ky “informalitet që cenon cilësinë e bukës, ekziston sepse nuk kontrollohet nga shteti.Vetë qytetarët kërkojnë bukë diabetike,”- tha ai, -“ por realisht në treg ajo gjendet në vetëm 30%, kurse pjesa tjetër është e njejtë me bukën e bardhë.”Në këtë pikë, Hallka ngre shqetësimin e dytë, përdorimine bojërave ushqimore në këtë produkt bazë të tryezës:“Përdoren bojëra ushqimore dhe duhet patur kujdes,”- theksoi ai duke shtuar se ka një mënyrë që të shmanget abuzimi: “Prodhuesi duhet të ketë logon e tij kur shet bukën, me qëllimin që të mbajë përgjegjësi për të.”ar.sh/Oranews.tv