Igumenicë, kapet në port 25-vjeçari shqiptar me 11 kg heroinë në automjet

Policia greke ka sekuestruar 11 kg heroinë në portin e Igumenicës, ndërsa ka vënë në pranga një shtetas shqiptar si posedues të lëndës narkotike.Sasia e drogës u gjet gjatë kontrollit në automjetin e një 25-vjecari shqiptar, e ndarë në 20 pako.( Ne foto:  Pakot e droges se sekuestruar nga policia, te fshehura ne mjet)droga ne igumeniceBurime nga policia greke bëjnë me dije se i arrestuari do të hipte në traget për në Ankona të Italisë, ndërsa nuk dihet origjina e drogës.Ndërkaq vijon operacini i policisë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e narkotikëve.