Gazsjellësi TAP, Qeveria "rrafshon" 52 ha pyje, ripyllëzimi brenda 5 vjetësh
Tiranë – Qeveria shqiptare ka nisur të përgatitë terrenin ku do të kalojë gazsjellësi TAP e konkretisht, duke hequr nga harta e pyjeve dhe kullotave, gati 52 ha.Qeveria do t’ia lërë këtë hapësirë për punime, shoqërisë TAP-AG, e cila, në përfundim , do ta ripyllëzojë këtë zonë me fondet e veta.Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryesuar nga Zv.Ministri Niko Peleshi.Në vendim thuhet shprehimisht se Qeveria vendosi “heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor dhe çregjistrimin nga kadastra e pyjeve dhe kullotave të sipërfaqes pyjore e kullosore prej 51,93 ha, që do të përdoret nga shoqëria TAP-AG për ndërtimin e rrjetit rrugor në funksion të ndërtimit të gazsjellësit TAP-AG.Heqja nga fondi pyjor dhe kullosor për ndërtimin e rrjetit rrugor të gazsjellësit TAP-AG, të bëhet me pjesë sipas territoreve administrative të njësive të qeverisjes vendore.Shoqëria TAP-AG, pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit rrugor pjesor, është e detyruar që brenda 5 viteve, të pyllëzojë me fondet e veta 50,23 ha sipërfaqe me drurë pyjorë.”ar.sh/Oranews.tv