Aksident me motorr në Shkodër, vdes 30-vjeçari, plagoset nipi 12 vjeç
Shkodër –Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në segmentin rrugor Barbullush- Bushat në afërsi të fshatit Hoten, qarku Shkodër.Përplasja e motoçikletës me murin rrethues të një banese ka rezultuar fatale për një 30-vjeçar që ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa nipi i tij 12-vjeçar është plagosur rëndë.Mësohet se viktima është 30-vjeçari, Ndoj Pjetri, ndërsa i plagosur është Nik Lleshi, 12 vjeç.Menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodres është dërguar i mituri, i cili ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha. Mjekët thonë se ai ka marrë goditje në kokë dhe fraktura më trup.Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, 30-vjeçari ka qenë duke drejtuar motoçikletën e tij, në momentin kur është përplasur me murin rrethues të një shtëpie, ndërsa 12-vjeçari ka qenë pasagjer me të dhe të dy po ktheheshin në banesë.Nga hetimet paraprake të ekspertëve të rrugores, ka rezultuar se shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të motoçikletës kanë qenë shkak i aksidentit.Uniformat blu të Shkodrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.ar.sh/Oranews.tv