Putin viziton Krimenë në Ditën e Europës, Kievi: Shkelje e sovranitetit

Ukrainë-Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Krime, për vizitën e tij të parë në gadishull që kur Moska e aneksoi atë nga Ukraina në mars.Putin pritet që të marrë pjesë në një paradë ushtarake dhe festime që shënojnë fitoren e Rusisë në Luftën e Dytë Botërore në qytetin port Sevastopol të Krimesë, ku ndodhet flota ruse e Detit të Zi.Po sot, Putin ndoqi në Sheshin e Kuq të Moskës, marshimin e 11 mijë trupave ruse dhe ekspozimin e armëve nga arsenali masiv i vendit, në paradën e përvitshme të kryeqytetit rus me rastin e Ditës së Fitores.Ndërkohë luftimet shpërthyen përsëri sot mes forcave ukrainase të sigurisë dhe militantëve pro-rusë në në qytetin juglindor Mariupol të Ukrainës.Luftimet ishin më të ashpra sesa përleshjet në fillim të javës dhe dëshmitarët njoftojnë se tanket ukrainase po shkonin në vendngjarje. Sipas burimeve vendase të paktën dy veta janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur.