Berluskoni ne ditën e pare të shërbimit social

Itali- Lideri i partisë Forza Italia, Silvio Berluskoni ka mbërritur sot në Institutin Cesano Boscona, në Milano për të filluar punën në shërbim të komunitetit. Ish-kryeministri i Italisë do të punojë 4 orë, por nuk përjashtohet mundësia që ai të punojë edhe më shumë. Mediat italiane bëjnë të ditur se ish-kryeministri ka studiuar sëmundjen e Alzheimer-it për t’u përgatitur për punën e tij në shërbim të komunitetit. Berluskoni do të kujdeset për të moshuarit që janë të strehuar në këtë azil.Përfaqësues të azilit për të moshuarit thanë se 77-vjeçari do të jetë i shoqëruar nga një specialist në fushën e Alzheimer-it, dhe se do të trajtohet si gjithë asistentët e tjerë.Një vit më parë Berluskoni u dënua me 4 vite burg për evzion fiskal, por dënimi u kthye në shërbim 1 vjeçar për komunitetin për shkak të moshës së tij të thyer.Silvio Berluskoni u shpall fajtor për blerjen e disa të drejtave televizive nga firma e tij Mediaset në vitet 90’.