Itali, arrestohet ish-ministri i mbrojtjes, akuzohet se ka bashkëpunuar me mafian

Itali-I përhumbur dhe i tronditur. Kështu është shfaqur ish-ministri italian i mbrojtjes Claudio Scajola në momentin e arrestimit nga hetuesit e Drejtorisë Investigative të Antimafias italiane. Scajola është vënë në pranga sot në orët e para të ditës në një nga hotelet e kryeqytetit italian në rrugën “Veneto”. Ish-minsitri tha se nuk e priste këtë gje dhe ka kërkuar shkaqet dhe motivacionet e këtij arresti.Mes të arrestuarve figurojnë edhe persona të lidhur ngushtë me sipërmarrësin e njohur, njëkohësisht ish-deputeti Amedeo Matacena, edhe ai i denuar së bashku me gruan e tij Chiara Rizzo dhe nënën Raffaella De Carolis . Matacena është fshehur pas një dënimi të formës së prerë për bashkëpunim me mafian. Ish-ministri Scajola është arrestuar pasi dyshohet se ka ndihmuar Matacenan të fshihet për t’ju larguar drejtësisë.Menjeherë pas arrestit ka reaguar ish kryeminsitri itlaian Silvio Berluskoni, i cili ka deklaruar se i vjen shumë keq për këtë ngjarje. Nuk e di për çfarë arsye është kryer ky arrest, por më vjen shumë keq, tha ai. Berluskoni madje ka specifikuar se Scajola nuk ka qenë në listën e kandidatëve jo sepse mund ti ndodhte arrestimi, por sepse sipas një sondazhi, ai do të kontrubuonte në një humbje të madhe.Operacioni i arrestit te Scajolas është pjesë e hetimeve të quajtuara "Breakfast", të cilat kanë filluar dy vjet më parë në Reggio Calabria për kapjen e investimeve të paligjshme, parave të pista dhe levizjeve të mafias nga Italia drejt vendeve të tjera perëndimore. Drejtoria investigative antimafia vijon operacionet në shumë rajone në Itali, ku ka i sekuestruar kopmanive të ndyshme tregtare me vlera që arrijnë deri në 50 milionë euro. Madje hetuesit e antimafias kane sekuestruar edhe zyrat dhe vilën e Scajolas. Claudio Scajola ka qenë ministër i Brendshëm i Italisë gjatë viteve 2001-2002 dhe më vonë ministër i Aktiviteteve Produktive në qeverinë e tretë të Silvio Berlusconit. Në vitin 2006 ai u zgjodh president i Komitetit për Kontrollin e Shërbimit Sekret Italian.