DnV denoncon mbushjen e kutive në Skënderaj, Prokuroria hedh poshtë pretendimet

Prishtinë-Prokuroria e shtetit në Kosovë hodhi poshtë pretendimet e Demokracisë në Veprim, për mbushje të kutive në Skenderaj.Në një njoftim për media, Prokurori i Shtetit thotë se pas intervistimit të 30 komisionierëve të cilët u përkasin të gjitha partive, rezulton se nuk kanë pasur keqpërdorim të votave.“Nga deklaratat e të gjithë këtyre komisionerëve të intervistuar rezulton se nuk ka pasur keqpërdorim të drejtave të votimit apo mbushje të kutive të votimeve në këto vendvotime, sikurse është njoftuar nga organizatat joqeveritare ‘Demokracia në Veprim’. Sa për njoftim, të gjithë komisionerët e intervistuar deri tani në këto orë të vona të së dielës, iu përkasin të gjitha partive politike, të cilat kanë garuar për zgjedhjet parlamentare 2014”, thuhet në njoftimin për media.Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me ekipet e Policisë së Kosovës është duke vazhduar me intervistimin e komisionerëve të tjerë.Prokurori i Shtetit thotë se ata në vazhdimësi do të njoftojnë qytetarët e Kosovës për zhvillimet e punës së organeve të ndjekjes deri në intervistimin e komisionerit të fundit, në lidhje me zbulimin e këtyre deklarimeve për mbushje të kutive të votimit.Ndërkaq kryetarja e KQZ në konferencën e katërt për mediat tha se komisionerët në qëndrat e denoncuara për shkelje në Skënderaj janë ndaluar dhe zëvendësuar me të tjerë, duke mundësuar vazhdimin normal të procesit.19:31 LDK: Prokuroria dhe Policia të hetojnë mbushjen e kutiveLDK e Isa Mustafës thotë nuk do të pranoj asnjë rezultat nëpër qendrat e votimit ku ka dyshime.LDK shprehu keqardhjen për përsëritjen e fenomenit të mbushjes së kutive të votimit nga eksponentët e Partisë Demokratikë të Kosovës, duke iu referuar rastit të disa qendrave të votimit në Skenderaj.LDK u bën thirrje organeve kompetente, KQZ-së, Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve. 19: 23 Çitaku: Ka tendenca për ta prishur procesin, DnV nuk tha të vërtetënPartia Demokratike e Kosovës i ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit të të suksesshme dhe demokratike.Vlora Çitaku tha se ankesat dhe incidentet eventuale nuk e cenojnë procesin zgjedhor.“Ka një tendencë për ti dhënë hije të zezë suksesit dhe rezultatit zgjedhor, por këto tendenca do të jenë të dështuara”, ka thënë Çitaku në lidhje me dyshimet se në Skenderaj u mbushën kutitë.Daka: S’ka mbushje të kutive në Skënderaj19:14 Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka thotë se raportimet e DnV-së, se në Skenderaj po mbushen kutitë e votimeve, janë të pavërteta.Në një intervistë të shkurtër dhënë për RTK, Daka tha se për këtë çështje do të prononcohet Prokuroria e Shtetit dhe Policia, por sipas saj, informatat që KQZ-ja ka, asgjë nga ajo që po pretendon DnV nuk ka ndodhur.“Me kënaqësi mund të them se deri më tani procesi ka shkuar shumë mirë, nuk kemi pasur ndonjë problem.E vërteta është se Prokuroria e shtetit do të del me një komunikatë, sepse asnjë nga ato vende të cilat janë përmendur nga DnV nuk ka ndodhur asgjë, nuk ka pasur mbushje të kutive. Ky është konfirmimi zyrtar nga Policia”.Daka tha se në mesnatë KQZ-ja mund të nxjerr rezultatet për subjektet politike, ndërkaq për kandidatët kjo gjë pritet të ndodhë gjatë ditës së nesërme.18:14 Selmanaj: Në Skenderaj po mbushen kutitë,Prokuroria të marrë masaKoalicioni “Demokracia në Veprim” në konferencën e fundit për media deklaroi se në dy-tri qendra të votimit në Skenderaj janë duke ”u mbushur kutitë e votimit”.Driton Selmanaj, përfaqësues i Koalicionit Demokracia në Veprim i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Policisë të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë prishjen e procesit elektoral në këtë qytet.“Në Prugofc të Prishtinës në vendvotimin 02 komisioneri nga radhët e PDK nuk ka përdorur sprait për spërkatjen e gishtërinjve dhe kjo sjellje ka nxit komisionerin e Nismës për Kosovën që të grindet dhe të ketë konflikt dhe është dashur ndërhyrja e policisë në mënyrë që të qetësohet situata. Në Drenas është raportuar se një person është lejuar të votojë dhe pse llamba ultra vjollcë ka verifikuar shenjën në gishtin e tij se kishte votuar më herët. Në Mitrovicë një person ka tentuar të votojë dy herë por është arrestuar nga policia. Në Ferizaj po qëndrojnë vetëm dy komisionerë, të tjerët shëtisin në korridore. Në Mitrovicë një komisioner në radhët e PDK ka tentuar të lejojë villain e saj të votojë 2 herë, policia ka marrë Komisinerin por është rikthyer në punë pas dy orësh. Rastet e tjera të raportuara më herët, qoftë të votimeve familjare, qoftë të aistencës të më shumë se një personi, qoftë në mosgjetjen e emrave në listën e votuesve, raste të fotografimit të votës, apo prezenca e personave të pautorizuar vetëm sa janë shtuar si dukuri dhe ky nuk është lajm i mire. I bëjmë thirrje Prokurorisë së shtetit që të shkojnë dhe të marrin kontroll situatën në tri qëndrat e votimit” tha ai.Sa i përket veriut, Selmanaj tha se situata është e qetë, por pjesmarrja në votime ka qenë e ulët.