Kosova në sytë e botës: Zgjedhjet nën hijen e hetimeve për krimet e luftës

Prishtine- Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të madhe zgjedhjeve në Kosovë.Për BBC, Reuters dhe Euroneës, tre agjenci prestigjoze të lajmeve në botë këto zgjedhje janë sfida e kryeministrit Thaçi. Varfëria, dhe korrupsioni në shtetin e vogël testojnë përpjekjen e Thaçit për të fituar mandatin e tretëReuters e titullon shkrimin: "Varfëria, korrupsioni testojnë përpjekjen e Thaçit për të fituar mandatin e tretë"Për agjencinë e lajmeve Reuters, Hashim Thaçi po kërkon një mandate të tretë për të qeverisur Kosovën nën presionin e votuesve të zemëruar tashmëme varfërinë, korrupsionin dhe hetimet për krimet e luftës që kërcënojnë të përfshijnë në gracë ish shokët e tij të UÇK-së.Disa analistë presin një garë të ngushtë që kur Thaçi drejtoi Kosovën pas shpalljes së pavarësinë më 2008. Ndërkohë Kosova rradhitet në vendet më të varfëra në Europë me 1/3 e fuqisë punëtore të papunë dhe ku korrupsioni është dukuri e shpeshtë“Rezultatet në këto zgjedhje janë më të pa parashikuara se ndonjëherë tjetër” komenton analisti Astrit GashiNëse fiton Thaçi do të vihet menjëherë përballë një presioni nga Perëndimi të marrë parasysh rezultatet e hetimit për krime lufte të BE në lidhje me akuzat për trafik organesh me të burgosur serbë gjatë luftës 1998-1999Kjo taks force e BE-së pritet që të japë rezultatet brenda këtyre javëve.Hetimet nisën nga raporti I Dick Martit I cili drejtoi gishtin mbi kryeministrin Hashim Thaçi por dhe ish krerë të UCK-së të cilët janë anëtarë të PDK-së dhe kandidatë për deputetë në Parlament.BBC shkruan se kreu i PDK-së shpreson të fitojë mandatin e tij të tretë në krye të qeverisë duke pasur përballë një sfidë të fortë nga LDK Ndërkohë që për herë të parë që prej shpalljes së pavarësisë Serbia inkurajon serbët të votojnë. Ndërkohë problem kryesor është papunësia.Kosova voton nën hijen e investigimeve të krimeve të luftës shkruan Euronews. Kosova voton në një palë zgjedhje që ministri Hashim Thaçi shpresoj t’i japë mandatin e tretë. Por ka shqetësime në lidhje në lidhje me përfshirjen e tij në krimet e luftës.Popullariteti i Thaçit është goditur nga akuzat për korrupsion, nepotizëm varfëri pas 6 viteve të qeverisjes së PDK-së. Sondazhet tregojnë se LDK është shumë pak pas PDK. Ndërkohë që të gjitha partitë opozitare janë betuar të mos formojnë koalicion me PDK-në për të formuar qeverinë e re.