Ahmeti kritikon ashpër vizitën e Irenej: Dëshmi e një lidershi të dobët dhe politike amatore

Kosovë- Qytetari i parë i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj vizitës së patriarkut serb në Shqipëri. Përmes një postimi në fb, Ahmeti shprehet se vizita e tij tregon nënshtrim të popullit shqiptar dhe mosrespektim të vetvetes.Po aq i ashpër kreu i komunës së Prishtinës është treguar dhe ndaj klasës politike shqiptare. Sipas ngjarje e djeshme tregoi një lidership të dobët, udhëheqje të kompleksuar dhe politikë amatore.Reagimi në fbMbrëmë u mundova mos me shkru në lidhje me viziten e Irinej në Tiranë por sot nuk po mundem me u duru. Kjo vizitë nuk ka të bëjë as me liri të besimit, as me dialog ndërfetar e as me ndonjë liberalizëm tjetër. Unë e di që shumica e popullit shqiptar kudo që janë nuk pajtohen me këtë vizitë.Kjo nuk është as ndonjë lidership i guximshëm. Kjo është nënshtrim dhe mosrespektim i vetvetës. Kur nuk e respektojmë vetvetën nuk do të na respekton askush. A thua çka do të thonin rilindasit sot? Çka do të thoshtë Noli? Vite të tëra sakrificë humben me një vendim koti. Kemi nevojë që populli shqiptar, po e them populli, përfundimisht të tregoj një vetëbesim e vetërespekt.Nuk jam për idealizim të kombit tonë si më i miri, por asnjëherë nuk do të pranoj të poshtërohemi e të pranojmë se nuk meritojmë një jetë dinjitoze sikur krejt kombet e tjera. Asnjëherë nuk do të pranoj që kjo të shfrytëzohet si përçarje e kombit ku thuhet "ata nga ajo anë nuk po na duan nga kjo anë". Kjo është thjeshtë lidership i dobët, udhëheqësi e kompleksuar, dhe politikë amatore.