Kosova në zgjedhje më 8 qershor Vendimi i Presidentes Jahjaga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2014, 10:55
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka deklaruar se bazuar në konsultimet me lider të partive dhe me KQZ-në ka marr vendimin për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme me datë 8 qershor.Ajo tha se pas shpërbërjes së Kuvendit ka takuar liderët politik për datën e zgjedhjeve , pasi që vendi ka hyrë në një proces të rëndësishëm zgjedhor.