Pacolli braktis Thaçin? AKR do bashkëpunojë pas zgjedhjeve me LDK

Kosovë- Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë rënë parimisht dakord që pas zgjedhjeve të 8 qershorit të qeverisin sëbashku. Pas takimit disa orësh ndërmjet dy liderëve të këtyre partive, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli në rezidencës e Pacollit në Hajvali, edhe zyrtarisht kanë njoftuar për marrëveshjen e tyre.Lajmin e ka bërë të ditur LDK përmes një njoftimi dërguar mediave.“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re njoftojnë opinionin publik se kanë zhvilluar takime intensive sa i përket bashkëpunimit për zgjedhjet e 8 qershorit.Pas takimit të sotëm ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, LDK-ja dhe AKR-ja në parim janë pajtuar që programet e të dy palëve kanëngjashmëri dhe garantojnë zhvillim të Kosovës, në interes të qytetarëve të Kosovës”.“LDK-ja dhe AKR-ja do të garojnë të vetme në zgjedhje, ndërkaq detajet e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve do të konkretizohen në ditët në vijim”, thuhet më tej në njoftim.