Kosova shkon drejt zgjedhjeve, arrihet marrëveshja

Prishtinë- Liderët e partive politike janë pajtuar në parim që të nisen procedurat e shpërndarjes së Kuvendit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Këto hapa që çojnë Kosovën drejt zgjedhjeve të parakohshme kanë pasuar dështimin e Kuvendit që të themelojë Forcave të Armatosura të Kosovës.Takimi i liderëve të partive politike është mbajtur nën drejtimin e presidentes Atifete Jahjaga.Ajo ka thënë se pasi që Kuvendi të shpërndahet do të fillojnë menjëherë edhe procedurat e caktimit të datës së zgjedhjeve.Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi, i cili më parë kishte theksuar se nuk do të ketë zgjedhje pa formimin e Forcave të Armatosura, sot ka deklaruar se një Kuvend që nuk është i aftë të themelojë ushtrinë, nuk mund të mbijetojë tutje.Themelimi i Forcave të Armatosura kërkon dy të tretat e votave të deputetëve dhe po aq të pakicave. Andaj, mungesa e mbështetjes nga minoriteti serb, e pamundësoi formimin e tyre.Seanca për shpërndarjen e Kuvendit është paralajmëruar të thirret të mërkurën. Kurse data e mundshme e zgjedhjeve është 8 apo më së largu 15 qershori.

Evropaelire

/sg/oranews online/