Maqedoni, BDI: Fitore historike, PDSH: S'pranoj rezultatin

Shkup- Nga zgjedhjet parlametare që u zhvilluan dje në Maqedoni rezultatet paraprake thonë se shqiptarët kanë arritur të fitojnë 25 deputetë.Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti tha se BDI ka shënuar një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj që nga formimi si subjekt politik i dalur pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.“BDI ka fituar në këto zgjedhje mbi 150 mijë vota dhe se konkurrenti ynë është nën 50 mijë vota. Kjo është fitore historike që i dedikohet kombit shqiptar në Maqedoni, ndërsa merita i takon çdo votuesi të BDI-së. Vendi duhet të ecë para dhe të jetë sa më shpejt pjesë e NATO dhe BE, sepse kështu sigurohet paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e tij”, tha Ahmeti, citon agjencia e lajmeve INA.Nga rezultatet e KQZ BDI ka marrë 18 deputetë, ndërsa sipas rezultateve të përpunuara nga ekspertët partiak, BDI mund të ketë fituar 19 ose 20 mandate.“Kjo është fitore e madhe për Maqedoninë, sepse BDI ka program, ka platformë, ka ofertë, që ky vend të dalë nga status quaoja dhe të bëjë hapat e duhur në drejtim të pritjes së madhe që ky vend sa më parë të antëraësohet në NATO dhe BE, si alternativë e vetme sepse kështu sigurohet një ardhmëri e sigurt dhe e qëndrueshme për të gjitha gjeneratat. Paqa dhe stabiliteti në vend dhe në rajon, dhe ky vend nuk ka të ardhme tjetër më të mirë përveç se duke qenë brenda këtyre strukturave dhe mekanizmave të mëdha”, deklaroi Ahmeti.PDSH: Nuk njohim rezultatin e BDISipas rezultateve paraprake  PDSH deri tani ka fituar 8 deputetë. Ndërkohë  Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një konferencë me gazetarët theksoi mbrëmë se se njeh pjesërisht zgjedhjet parlamentare, dhe se  nuk pranon sidomos rezultatin e BDI."BDI të mos festojë kot se nuk kam ndërmend t'ua pranoj rezultatin. Rezultat i cili vazhdon ti ngjajë Koresë Veriore, pra rezultatin nuk ua pranoj. Ato janë vota të vjedhura",  theksoi Thaçi, duke komentuar se njeh pjesërisht rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme.Ai tha se janë 57 mijë vota të vjedhura dhe të fituara sipas tij me dhunë nga ana e BDI-së dhe se për këtë ai ka numëruar votat e fituara dhe rezultatin e BDI dhe PDSH në disa vendbanime në rajonin e Tetovës dhe Shkupit./sg/oranewsonline/