Jahjaga dhe Thaçi në ceremoninë e shenjtërimit të dy Papëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2014, 19:37
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ishin sot në në ceremoninë e organizuar në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Papës Gjoni XXIII dhe Papë Gjon Pali II. Në ceremoninë e shenjtërimit morën pjesë afro 100 delegacione shtetërore nga e gjithë bota.