Kosovë, asnjë marrëveshje për themelimin e Forcave të Armatosura

Prishtine- Kosova nuk arriti një kompromis për thelemimin e Forcave të Armatosura.Takimi mes lidërve të partive më të mësdha të Kosovës, Hashim Thaçi, liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, u mbajt më 30 prill në Ambasadën Amerikane në Prishtinën, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zbogar .Miratimi i këtij vendimi kërkon dy të tretat e votave të deputetëve të pakicave kombëtarë, të cilët kërkojnë një përfaqësim më të gjërë në Parlamentin e Kosovës, përmes vendeve të rezervuara. Por një gjë e tillë nuk është pranuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosja, ndërsa partitë e tjera të shumicës, kanë rënë dakort për plotësimin e kërkesave të tyre. Pas takimit, kryeministri Thaçi ka thënë se takimet pritet të vazhdojnë ditëve në vijim në kërkim të gjetjes së kompromisit.“Ky ishte një diskutim shumë konstruktiv dhe korrekt dhe orientimisht jemi që të shkohet të diskutohet edhe në ditët e ardhshme që të votohet për Forcat e Armatosura të Kosovës, duke mos e kushtëzuar asnjë parti njëra-tjetrën me çështje që janë diskutuar ditëve të kaluara”, është shprehur Thaçi.Lideri  i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, se nuk mund të bëhet ndërlidhja ndërmjet themelimit të Forcave të Armatosura. Ndërsa Thaçi ka reaguar duke theksuar se duhet një konsesus mes partive politike.“Jemi dakorduar që të takohemi në ditët e ardhshme që përsëri të diskutojmë për kohën e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa natyrisht të shkojmë me një veprim të koordinuar të spektrit politik kosovar edhe për periudhën kohore të organizimit të zgjedhjeve, për formën dhe mënyrën, në mënyrë që të jetë një proces i lirë, fer, demokratik, me vëzhgim edhe amerikan edhe evropian, të fitojmë të gjithë”, ka deklaruar Thaçi.Kuvendi i Kosovës në seancën që do ta mbajë më 5 maj, ka në rend dite çështjen e shndërrimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.