Gruevski takon Ahmetin dhe Thaçin, negociata për Qeverinë
Maqedoni- Kryeministri, Nikolla Gruevski, ka zhvilluar pasditen e sotme takime të ndara me dy liderët e partive shqiptare, Ali Ahmetin e Menduh Thaçin. Fillimisht ai ka pritur Ahmetin e BDI, partinë me të cilën ishte në koalicion.Takimi u konfirmua zyrtarisht edhe nga BDI, e cila ka informuar se në takim u bisedua rreth procesit zgjedhor, me ç’rast të dy bashkëbiseduesit vlerësuan pozitivisht mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe atmosferën demokratike dhe të lirë ku u zhvilluan ato.Siç bëhet e ditur më tej, Ahmeti dhe Gruevski kanë rënë dakord për formimin e grupeve të punës të cilat do të zhvillojnë negociatat për formimin e qeverisë së re.Më pas në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë është zhvilluar takim mes kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi.Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka thënë për "Shqipmedia" se në fillim të këtij takimi është biseduar për zgjedhjet parlamentare, dhe për parregullsitë e këtyre zgjedhjeve, si dhe për kërcënimet, shantazhet, blerjet e votave që bëri BDI në zonat shqiptare.Më pas është biseduar edhe për formimn e Qeverisë së ardhshme. Kryetari i PDSH-së në parim shprehu gatishmëri që PDSH-ja të përkrah Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë, pa marrë parasysh nëse do të jetë pjesë e saj apo jo.PDSH është e interesuar që të bëhen investime në Maqedoninë Perëndimore aty ku jetojnë shqiptarë , të përmrësohet cilësia e jetës tyre, infrastruktura, punësimet, avancimet e shqiptarëve, PDSH poashtu përkrah përshpejtimin e integrimeve në BE dhe në NATO etj etj.Takimi kaloi në një atmosferë miqësore dhe u ra dakord që bisedimet në princip të vazhdojnë, tha kryetari Thaçi.