Përmbytjet në Serbi, Çeku: Kosova gati t’i vijë në ndihmë

Prishtinë-Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka deklaruar se ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë zyrtare nga ana e Serbisë apo Bosnjës për të zbarkuar në mënyrë që të ndihmojnë autoritetet e atjeshme për të përballuar situatën e shkaktuar nga reshjet e shiut. Mirëpo sipas tij, FSK është e gatshme që të ndihmoj çdo shtet kur janë në pyetje çështjet humanitare.“Nuk kemi marrë ndonjë ftesë zyrtare, mirëpo jemi shumë të gatshëm që t’u vijmë në ndihmë. Kjo është çështje humanitare dhe kur janë në pyetje çështjet humanitare FSK-ja dhe Kosova nuk ka rezerva ndaj askujt. Dhe në qoftëse kanë nevojë për neve ne kemi edhe ekspertizë, paisje dhe përvojë në gjëra të tilla si dhe kemi vullnet për një gjë të tillë. Kur janë në pyetje çështjet humanitare ne nuk kemi asnjë rezervë të bëjmë një gjë të tillë”, ka deklaruar Çeku për “Zërin” në Kosovë.