Kosovë, arratiset nga paraburgimi Sami Lushtaku

Prishtinë-Arratisen tre të pandehur, pjesë e grupit të 'Drenicës' në Kosovë.Lajmi i publikuar nga mediat kosovare është konfirmuar nga Shemsi Hajrizi, drejtori i Sherbimit Korrektues.Ai nuk ka dhënë më shumë detaje por ka deklaruar qartë se 3 pjestarë të këtij grupi janë arratisur ndërsa ndodheshin në ambjentet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.Mes të arratisurve është edhe Sami Lushtaku i zgjedhur vetëm pak kohë kreu i komunës së Skënderajt.Drejtori për siguri i Shërbimit korrektues për Kosovën, Sokol Zogaj, ka konfirmuar se Ismet Haxha, Sami Lushtaku dhe Sahit Jashri janë arratisur rreth orës 13:30. Ndërkaq ë afërmit e familjes Lushtaku, i kanë thënë medias kosovare se pas pak, së bashku me avokatët do të sqarohet e gjitha ajo që po ndodh.Arratisja e tyre ndodhi ndërsa para Qendrës spitalore po protestonin një numër i madh kosovarësh për të kundërshtuar transferimin e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës për në burgun e Mitrovicës, vendim që u mor një ditë më parë nga Gjykata.Mediat rapotojnë se në ambjentet e spitalit nuk gjenden as policët që ishin caktuar për të ruajtur tre të pandehurit ndërsa do të merrnin shërbimin mjekësor.sg/oranews online/