Siri, shpërthim me bombë, shembet hoteli

Siri- Një shpërthim i madh në qytetin verior të Sirisë, në Aleppo ka shkatërruar një hotel dhe disa ndërtesa që ndodheshin pëerreth hotelit, raportojnë mediat shtetërore dhe aktivistët.Rebelët kanë shpërthyer një bombë të vendosur në një tunel në hotelin Carlton Citadel, pranë kalasë mesjetarë të qytetit. Në javët e fundit rebelët janë duke u përpjekur për të avancuar në fushat ku forcat qeveritare janë vendosur. Ndërsa rebelët kamë mbajtur nën bombardime ajror që nga muaji dhjetor zona të qytetit të Aleppos.Sulmet në Alepo janë intensifikuar shumë, që kur ka nisur konflikti në Siri. Shumë sulme me bombë kanë ndodhur  duke lënë të vdekur mijëra persona. Luftimet në këto zona sa vijnë edhe ashpërsohen mes rebelëve dhe forcave qeveritare për zaptimin e territoreve.