Rama në fb: Lajm tronditës nga Kosova, dhimbje e solidaritet për familjarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2014, 12:13
Kryeministri, Edi Rama, reagon për ngjarjen në Korporatën Elektroenergjitike në Kosovë, duke e cilësuar një lajm tronditës. Përmes një postimi në fb, Rama shpreh dhimbje dhe solidaritet për familjarët, ndërsa lutet që numri i të lënduarve dhe viktimave të mos rritet në vijim.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e sotme në termocentralin “Kosova A” në Obiliq, duke shkaktuar disa të plagosur, ndërsa ka raportime jozyrtare për të paktën tre të vdekur.