Kosovë-Dy të vdekur dhe 14 të plagosur është bilanci përfundimtar i shpërthimit në termocentralin Kosova A në Obiliq.Gjithçka nisi në orën 10 të së premtes kur një shpërthim i fortë është dëgjuar deri në Prishtinë.Zhurma e fortë dhe tronditëse vinte nga Obiliqi aty ku termocentrali "Kosova A" furnizon me energji gjithë vendin. Kjo është bombula me gaz butan që ka shpërthyer duke sjellë këtë ngjarje të rëndë.Shpërthimi ka qënë i fuqishëm duke mbjellë panik në mbarë vendin. Ajo që u përcoll nga mediat dhe autoritetet fillimisht fliste për një bilanc tragjik, 3 të vdekur dhe rreth 13 të plagosur.Qendra spitalore ku u dërguan të plagosurit publikoi menjehërë listën me emrat e 13 të lënduarve, rreth një orë pasi ndodhi shpërthimi. Ndërsa familjarët u mblodhën në oborrin e spitalit të tronditur nga lajmiRreth orës 14:00 u nxorr trupi pajetë i 65 vjecarit, Lufti Jashari.U deshën rreth 8 orë kërkime që nga momenti i shpërthimit derisa erdhi dhe lajmi i mirë, për një prej personave që rezultonin të zhdukur.Ishte ora 18:00 e pasdites kur erdhi dhe lajmi i mirë, një mrekulli gati e pabesueshme. 28 vjeçari Tefik Bela u nxorr i gjallë nga rrënojatMes gëzimit, duartrokitjeve e lotëve, i riu është përcjellë për në spital, ku mjekët pavarësisht gjendjes së rëndë kanë dhënë shpresa për mbijetesë.Dy orë pas këtij momenti u konfmimua dhe viktima e dytë e këtij shpërthimi. Ai është 51-vjeçari nga Vushtria, Bashkim Mehana.Ndërkaq operacioni i kërkimit u ndërpre në orët e vona të mbremjes. Kreu i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se nuk ka më rrezik për shpërthime të tjera.Pas shpërthimit u krye evakuimi i familjeve pranë termocentralit. Ndërsa banorët kanë thënë për mediat në Kosovë se prej ditës së enjte ka nisur një rrjedhje e hidrogjenit e cila është injoruar nga drejtuesit e KEK. Tashmë do të jenë hetimet që do të zbardhin shkakun e shpërthimit dhe nëse ka pasur neglizhencë në menaxhimin e situates.
Konsorciumi Kosovar i Shoqerisë Civile: Të zbardhet e vërtetaKonsorciumi Kosovar i Shoqerisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, KOSID, kërkon që autoritetet e rendit ta zbardhin sa më parë të vërtetën rreth asaj që ndodhi sot në termocentralin Kosova A.KOSID përmes një komunikate i bën thirrje edhe KEK-ut që të marrë masa të menjëhershme për të rritur sigurinë në punë, raporton Evropa e Lirë.
EULEX ka shprehur keqardhje për ngjarjenNë vazhdën e telegrameve ngushlluese që po dërgohen për ngjarjen tragjike në Obiliq, misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX ka shprehur "ngushllimet e sinqerta familjeve dhe të dashurve të atyre që vdiqën, dhe ndanë dhimbjen me të tjerët që u lënduan pas shpërthimit të sotëm në Obiliq".
Ndërkohë zyrtarisht u konfirmua se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.Zëdhënësi i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu ka deklaruar se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen të dielen, ashtu siç është përcaktuar më herët.Vllahiu tha se Presidentja po i vazhdon takimet e përcaktuara më herët për të parë përgatitjet për zgjedhjet nacionale.Deri ne 16:00 u raportua për 3 të vdekur e 13 të plagosur nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 11:00
brenda objektit të Termocentralit Kosova A në Obiliq.Ndërkohë u konfirmua se zgjedhjet nuk do të shtyhen. Për Ora News Zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi deklaroi se zgjedhjet do të mbahen më datën 8 qershor.Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Berat Rukiqi, kryetar i Bordit në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Ndërsa zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani në një prononcim telefonik për Ora News pak pas shpërthimit informoi se ishte evakuzuar një zonë e gjerë nga vendi ku ndodhi shpërthimi.Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë vizituar të plagosurit në qendrën spitalore ndërsa partitë politike kanë ndërprerë fushatën elektorale.Tirana, përmes kryeministrit, Edi Rama, kryetarit të PD-së i ka përcjellë Prishtinës dhe gjithë Kosovës ngushëllimet për këtë tragjedi por edhe solidaritetin.
Ora 16: 35 Nxirret nga rrënojat një persona i gjallëNjë person është nxjerr i gjallë në këto qaste nga rrënojat ku ka ndodhur shpërthimi në Termocentralin ‘Kosova A’.Këtë e kanë konfirmuar familjarët e tij, ndërsa është parë Emergjenca të hyjë në këto qaste tek vendi i rrethuar.Nuk dihet për gjendjen e tij, por thonë se është i gjallë.Thuhet se ai ishte punëtorë i një kompani kontraktuese të KEK-ut., raporton Kosovapress.
Ora 16:10 Zëdhënësi i KQZ për Ora News: Zgjedhjet nuk shtyhenZëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi konfirmon për RTV Ora News se zgjedhet në Kosovë nuk do të shtyhen, ato do të mbahen më 8 qershor.
Ora 16:00 Nxirret njëri prej trupave të pajetëGazeta Ekxpress raporton së është nxjerrë trupit i pajetë i njërit punëtor. Ai dyshohet të jetë i Lutfi Jasharit. Ndërkohë po punohet për nxjerrjen e 2 trupave të tjerë.
Ora 15:50 Tragjedia rrezikohen zgjedhjet e 8 qershoritËshtë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga që do vendosë nëse do të shtyhen zgjedhjet apo jo. Presidentja pritet të dalë në një deklaratë për mediat.Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është shprehur dakord që zgjedhjet të shtyhen pas kësaj tragjedia, ku mbëtën të vdekur 3 persona dhe janë plagosur 13 të tjerë.Ndërkohë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se për këtë vendim duhet të vendos presidentja.
Ora 14: 10 Basha: Solidarizohemi me Kosoven, lajm tragjik shperthimi Kryetari i PD-së e quan lajm të hidhur dhe tronditës p
ër të gjithë shqiptarët shpërthimin tragjik sot në Obiliq
.Ora 14: 03 Partite anulojne fushatën, LDK e AKR kërkon hetim Partitë Politike në Kosovë kanë anulluar aktivitetet elektorale psa shpërthimit tragjik në termocentralin Kosova A.Përmes deklaratave për shtyp por edhe përmes rrjeteve sociale partitë të cilët sot do të mbanin mitingun përfundimtar për të mbyllur fushatën e zgjedhjeve të 8 qershorit janë shprehur se do të anulojnë fushatën.Ndërkohë LDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bëjnë thirrje për të hetuar ngjarjen.
Pra 13: 41 Kreu i sindikates se puentoreve te KEK: Tre të vdekur Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të KEK-ut, Izet Mustafa konfirmoi për Kosovapress vdekjen e tre punëtorëve në Termocentralit Kosova A.Shpërthimi është ndjerë edhe në Fushë Kosovë. Shtëpitë rreth zonës kanë pësuar dëmtime.
Ora 13: 17 Jahjaga apel për solidaritet Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shpreh pikëllimin dhe dhembjen e thellë për tragjedinë që goditi sot punëtorët e Korporatës Energjetike të KosovësPresidentja Jahjaga ka shkuar në QKUK për të vizituar të lënduarit nga shpërthimi në KEK.“Presidentja Jahjaga ftoi qytetarët e Republikës së Kosovës që në këto momente të vështira të solidarizohen në dhembje me familjarët dhe të afërmit e atyre që u prekën nga kjo fatkeqësi e rëndë dhe të bashkohen në lutje për fatin e punëtorëve të KEK-ut dhe shërimin e tyre të shpejtë.” Thuhet në njoftimin e presidencës.Presidentja Jahjaga falënderoi ekipet e emergjencës, policisë së Kosovës dhe mjekët në QKUK për daljen në ndihmë viktimave të kësaj tragjedie dhe kërkoi që këtyre mekanizmave t'iu mundësohet të kryejnë punën e tyre profesionale.
12:46 Rama: Sapo fola me Thaçin, ishte i lënduarSapo fola me KM Thaci per pasojat e shperthimit tragjik dhe i shpreha ngushellimet e solidaritetin tone.KM ishte i lenduar e falenderues.
Postimet by
Edi Rama.
Ora 12: 40 Fillon evakuimi i banorëve rreth KEK’ut, priten shpërthime tjera
Mediat kosovare shkruajne se aktualisht ka filluar evakuimi i familjeve nga shtëpitë që ndodhen shumë afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi. Banorët dhe qytetarët aty, thonë se prej dje ka nisur një rrjedhje e hidrogjenit e cila është injoruar nga menaxhmenti i KEK’ut Në ndihmë përveç njësiteve tjera, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e FSK’së.
Ora 12: 38 Thaçi: Nuk ka kaluar ende rreziku"Shefi i i Klinikës së Emergjencës , Basri Lenjani, konfirmoi se 13 të lënduar janë pranuar në QKUK. Gazetari i RTK-së konfirmoi se ende asnjë i vdekur nuk është sjellë në Klinikën Universitare të Kosovës. Kryeministrit Thaci, nga vendi i ngjarjes tha se të gjithë punëtorët janë larguar,për shkak se nuk ka kaluar ende rreziku.
"Nuk ka kaluar ende rreziku, por është izoluar zona e rrezikshme. Të gjitha strukturat e specializuara janë në gjendje gatishmërie. Janë duke u larguar të gjithë punëtorët nga vendi i punës, për shkak se ende nuk ka kaluar rreziku. Jam me punëtorë, minisrin Ismaili, të gjithë, me qëllim për të shpëtuar njerzit”,tha kryeminsitri Thaci, i cili ka anuluar të gjitha aktivitetet elektorale për shkak të shpërthimit në KEK, informon RTK
Ora 12: 30 Mediat: Priten shperthime te reja
Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka thënë për evropën e lirë se shpërthimi ka ndodhur në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A. Mediat kosovare raportojnë se priten shpërthime të reja.
Ora 12: 24 Kerkohet dhurues gjaku permes Twiterit Ora 12: 23 Shpertheu nje boce me hidrogjen Gazetari i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes raporton se shkak i kësaj tragjedie është shpërthimi i një boce të hidrogjenit. "Shpërthimi ka lindur shumë punëtorë dhe ka vrarë tre prej tyre", thotë gazetari duke iu referuar pohimeve të zyrtarëve të KEK'ut. Rreziku, sipas tij, tash është se afër vendit të shpërthimit ndodhen edhe dy boca tjera të hidrogjenit, të cilat mund të shpërthejnë nëse nuk ndalet zjarri.
11:56 Rama në fb: Lajm tronditës,dhimbje e solidaritet për familjarët Kryeministri, Edi Rama, reagon për ngjarjen në Korporatën Elektroenergjitike në Kosovë, duke e cilësuar një lajm tronditës. Përmes një postimi në fb, Rama shpreh dhimbje dhe solidaritet për familjarët, ndërsa lutet që numri i të lënduarve dhe viktimave të mos rritet në vijim.
Kelani për Ora News: Evakuam personelin dhe zonën Në një prononcim telefonik për gazetarin Patrik Sadikaj informon se shpërthimi ndodhi rreth orës 11:00.“Rreth orës 11:00 morëm një informacion për një shpërthim në ë Obilisht. Policia e Kosovës me të marrë informacionin angazhoi policinë. Kemi asisituar në evakuimin e personelit të punonjësve dhe qytetarëve në një perimetër të gjerë sigurie. Si dhe është ndërprerë lëvizja e automjeteve në këtë zonë."
Shperthimi ishte i fuqishem Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset, autoambulanca dhe forca të policisë.Drejtori i Prodhimit, Arben Gjuka ka thene se shperthimi ka qene i fuqishem dhe ai ka ndodhur ne pjeset ndihemese te Kosoves A."Policia eshte ne vend te ngjarjes, une jam afer vendit te ngjarjes. Ende nuk e dime se sa persona jane te lenduar apo te vdekur", ka thene Gjuka.Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë është dëgjuar edhe në disa pjesë të kryeqytetit, Prishtinës.