Tur operatorë dhe gazetarë nga Maqedonia për vizitë në Gjirokastër

Gjirokastër - Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia - Shqipëri & Kosovë në vazhdën e tureve të veçanta promovuese ka organizuar një biznes-tur të veçantë me përfaqësues nga mediat kryesore maqedonase.Ky biznes-tur është përqendruar në katër qytete të Shqipërisë që njihen për origjinalitetin dhe vlerat unike dhe ka për qëllim njohjen nga afër të përvojave sipërmarrëse të këtyre zonave.Pas Beratit, Skraparit e Përmetit pjesëmarrësit e turit janë ndalur në Gjirokastër, ku kanë zhvilluar një takim me nënkryetarin e Bashkise së qytetit dhe me përfaqësues të Dhomës së Tregëtisë dhe artizanatit gjirokastrit.Sipas nënkryetarit të Bashkisë, Odise Kote, ky është një bashkëpunim pozitiv në rradhë të parë për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër dhe përthithjen e sa më shumë turistëve dhe investitorëve maqedonas e kosovarë.Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia - Shqipëri & Kosovë, Fatos Mustafa thotë se ky tur krijon njohjen e mundësive të bashkëpunimit mes Maqedonisë e Shqipërisë në një kënvështrim mediatik.Ai thotë se përmes medias eksplorohen mundësitë për bashkëpunim në turizëm, përgatitjen e paketave turistike rajonale, por edhe rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe investimet mes dy vendeve.Turi ka vazhduar vizitën në qendrën muzeale dhe kalanë e Argjiros, ndërsa kanë patur mundësinë e shijimit të gatimeve tradicionale gjirokastrite.Gjatë këtij udhëtimi Gjirokastra do të jetë pjesë e një dokumentari, i cili dotë shfaqet në disa televizione maqedonase e kosovare me qëllim promovimin e vlerave më të mira arkeologjike, kulturore e shpirtërore.Ky tur-biznesi vjen si një përvojë e parë bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Bashkitë e katër qyteteve dhe operatorë të ndryshëm turistikë.