“Ngrohje me fara kumbullash”, premtimet elektorale që fyjnë inteligjencën

“Ngrohje me fara të kumbullave”, “1 mijë euro pagë mesatare”, “500 milionë euro investime në bujqësi”, “200 mijë vende të reja pune”, e deri te konfiskimi i pasaportës së kryeministrit në ikje, Hashim Thaçi, premtime këto të dala nga shumica e partive politike, do të mbahen në mend gjatë për gatishmërinë politike për të manipuluar haptazi me votuesin potencial. Këto premtime përveç se vlerësohen si qesharake, tregojnë edhe një realitet tjetër politik, mashtrimin haptazi të popullatës për pushtet.Analistët politikë konsiderojnë se ofertat “super megalomane” të liderëve politikë, përveç që janë manipulative, për qytetarin e Kosovës as që diskutohet mundësia për realizimin e tyre. Ato thjesht janë mashtrim parazgjedhor.Analisti politik, Halil Matoshi thotë se premtimet e politikanëve në Kosovë kanë shumë kundërthënie, derisa konsideron se gara e nxehtë që po zhvillohet pak ditë para zgjedhjeve vetëm sa po i nxitë që t’i rrisin premtimet.“Ky është një projektim i dëshirave që nuk kanë bazë për realitetin e Kosovës, sikurse kemi rastin e investime me 500 milionë euro për bujqësinë, 200 mijë vende të reja të punës, e çka jo tjetër. Pra, projektimi i dëshirave të mëdha të parealizueshme shpesh krijon karikatura në fushatën politike zgjedhore”, ka thënë ai. Sipas tij, është interesante se sivjet të gjitha partitë e kanë hetuar trendin për zhvillim ekonomik e punësim, derisa vlerëson se e mira e gjithë kësaj fushate është se nuk zë vend debati politik për Serbinë si një faktor, që ka përcaktuar disa palë zgjedhje.Farat e Bahtirit Në këtë garë zgjedhore elektorati ka mundur të dëgjojë një ofertë interesante sikurse atë me ngrohje me fara të kumbullave. Agim Bahtiri i AKR-së që është kryetar i Mitrovicës, i cili pas ofertës së parë për ndërtimin e fabrikës së kërpudhave, së fundi doli me një premtim tjetër goxha interesant. “Unë nuk do të blej dru fare, por nxehjen e shkollave do ta bëj me bërthama të kumbullave që kushtojnë 80% me lirë”, ka premtuar Bahtiri. Analisti Behxhet Shala nuk e di nëse Agim Bahtiri do të gjejë aq shumë fara të kumbullave në Kosovë sa për të realizuar projektin e tij për të prodhuar energji.“E ka bukur problem për të gjetur aq shumë fara të kumbullave sa për të prodhuar ngrohje, edhe pse një ide e tillë mund të realizohet diku pas 5 apo 10 vjetësh”, ka thënë ai.Premtime që fyejnë inteligjencën Në anën tjetër, analisti tjetër politik Shpend Kursani konsideron se premtimet e liderëve politikë, përveç që janë të pamundura të realizohen, ato janë fyerje për gjendjen e rëndë të qytetarëve të Kosovës.“Politikanët tanë po manipulojnë me qytetarin e varfër edhe pse duken qesharakë, ata prapëseprapë kanë një shpresë. Megjithatë, premtimet e tyre janë përtej qesharakes, ashtu siç është Kosova rast “sui- generis” ashtu janë edhe premtimet e tyre. Do të ishte mirë që liderët partiakë me këso lloj premtimesh megalomane mos të bëjnë hajgare me qytetarin e Kosovës”, ka thënë Kursani.Por, premtimet e liderëve politikë nuk kanë të bëjnë vetëm me shifra milionëshe, pasi që elektorati në Klinë ka mundur të dëgjojë edhe një premtim interesant nga ish-deputeti i “Vetëvendosjes” Rexhep Selimi, i cili ka thënë se nëse partia e tij vije në pushtet, atëherë do t’ia konfiskojnë pasaportën kryeministrit të deritashëm, Hashim Thaçi, për t’ia pamundësuar udhëtimi jashtë vendit.Fakt: Duke ironizuar me partitë tjera që po i bëjnë në fushatë, drejtuesit e Partisë së Fortë kanë deklaruar se; “e ardhmja e vendit janë lopët dhe zhvillimi i blegtorisë”. Ata në Suharekë, kanë zgjedhur edhe “mis” lopën nga Suhareka.“1 mijë euro pagë mesatare”, “500 milionë euro investime në bujqësi”, “200 mijë vende të reja pune”, e deri te konfiskimi i pasaportës së kryeministrit në ikje, Hashim Thaçi, premtime këto të dala nga shumica e partive politike, do të mbahen në mend gjatë për gatishmërinë politike për të manipuluar haptazi me votuesin potencial. Këto premtime përveç se vlerësohen si qesharake, tregojnë edhe një realitet tjetër politik, mashtrimin haptazi të popullatës për pushtet.Analistët politikë konsiderojnë se ofertat “super megalomane” të liderëve politikë, përveç që janë manipulative, për qytetarin e Kosovës as që diskutohet mundësia për realizimin e tyre. Ato thjesht janë mashtrim parazgjedhor.Analisti politik, Halil Matoshi thotë se premtimet e politikanëve në Kosovë kanë shumë kundërthënie, derisa konsideron se gara e nxehtë që po zhvillohet pak ditë para zgjedhjeve vetëm sa po i nxitë që t’i rrisin premtimet.“Ky është një projektim i dëshirave që nuk kanë bazë për realitetin e Kosovës, sikurse kemi rastin e investime me 500 milionë euro për bujqësinë, 200 mijë vende të reja të punës, e çka jo tjetër. Pra, projektimi i dëshirave të mëdha të parealizueshme shpesh krijon karikatura në fushatën politike zgjedhore”, ka thënë ai. Sipas tij, është interesante se sivjet të gjitha partitë e kanë hetuar trendin për zhvillim ekonomik e punësim, derisa vlerëson se e mira e gjithë kësaj fushate është se nuk zë vend debati politik për Serbinë si një faktor, që ka përcaktuar disa palë zgjedhje.Farat e BahtiritNë këtë garë zgjedhore elektorati ka mundur të dëgjojë një ofertë interesante sikurse atë me ngrohje me fara të kumbullave. Agim Bahtiri i AKR-së që është kryetar i Mitrovicës, i cili pas ofertës së parë për ndërtimin e fabrikës së kërpudhave, së fundi doli me një premtim tjetër goxha interesant. “Unë nuk do të blej dru fare, por nxehjen e shkollave do ta bëj me bërthama të kumbullave që kushtojnë 80% me lirë”, ka premtuar Bahtiri. Analisti Behxhet Shala nuk e di nëse Agim Bahtiri do të gjejë aq shumë fara të kumbullave në Kosovë sa për të realizuar projektin e tij për të prodhuar energji.“E ka bukur problem për të gjetur aq shumë fara të kumbullave sa për të prodhuar ngrohje, edhe pse një ide e tillë mund të realizohet diku pas 5 apo 10 vjetësh”, ka thënë ai.Premtime që fyejnë inteligjencënNë anën tjetër, analisti tjetër politik Shpend Kursani konsideron se premtimet e liderëve politikë, përveç që janë të pamundura të realizohen, ato janë fyerje për gjendjen e rëndë të qytetarëve të Kosovës.“Politikanët tanë po manipulojnë me qytetarin e varfër edhe pse duken qesharakë, ata prapëseprapë kanë një shpresë. Megjithatë, premtimet e tyre janë përtej qesharakes, ashtu siç është Kosova rast “sui- generis” ashtu janë edhe premtimet e tyre. Do të ishte mirë që liderët partiakë me këso lloj premtimesh megalomane mos të bëjnë hajgare me qytetarin e Kosovës”, ka thënë Kursani.Por, premtimet e liderëve politikë nuk kanë të bëjnë vetëm me shifra milionëshe, pasi që elektorati në Klinë ka mundur të dëgjojë edhe një premtim interesant nga ish-deputeti i “Vetëvendosjes” Rexhep Selimi, i cili ka thënë se nëse partia e tij vije në pushtet, atëherë do t’ia konfiskojnë pasaportën kryeministrit të deritashëm, Hashim Thaçi, për t’ia pamundësuar udhëtimi jashtë vendit.Fakt: Duke ironizuar me partitë tjera që po i bëjnë në fushatë, drejtuesit e Partisë së Fortë kanë deklaruar se; “e ardhmja e vendit janë lopët dhe zhvillimi i blegtorisë”. Ata në Suharekë, kanë zgjedhur edhe “mis” lopën nga Suhareka.Marrë nga " Zëri.info"