Optimizëm i përbashkët për statusin, PS-PD akuza të ndërsjellëta për vonesën

Tiranë- Një ditë para se shqiptarët të njihen me vendimin e KE-së për statusin e kandidatit, mazhoranca dhe opozita në unison shprehen optimiste për një përgjigje pozitive, por përsëri të ndarë nëse përgjigjia është e vonuar apo jo.Në komisionin e Integrimit, socialisti Taulant Balla deklaroi se fundi i qershorit do i sjellë Shqipërisë statusin. Por për ish-Ministren Majlinda Bregu, vendimi duhet të ishte marrë më parë, duke nënkuptuar se fajtore për vonesën është mazhoranca.“ Të gjithë sëbashku kemi besimin se në fund të këtij muaji Shqipëria do të jetë një vend që gëzon statusin e vendit kandidat” u shpreh Balla.“Me marrjen e statusit të vendit kandidat, të cilin besojmë se është i vonuar se është një vendim për ne i kryer dhe që duhet të ishte marrë me kohë. Por Shqipëria do të duhet të kalojë në procese të reja skrutinimi, monitorimi që do vinë dhe do të jenë gjithmonë e më të vështira” tha Bregu.Dhe ndërsa Shqipëria pret të hyjë në një fazë të re në procesin e integrimit, Kuvendi ka ngritur një grup pune për të rishikuar ligjin e 2004 për kontrollin parlametnar të qeverisë në këtë proces.“Duke qenë se ligji i cili është ende në fuqi, është një ligj i vjetëruar prej kohësh tashmë por edhe për ti dhënë një impuls rolit kontrollues të parlamentit në procesin e integrimit europian ndaj qeverisë ne kemi marrë vedimin për tu përfshirë në iniciativën për rishikimin apo përgatitjen e një ligji të ri” deklaroi Bregu.“Ky ligj i vitit 2004 nuk është zbatuar asnjëherë, sigurisht ky është një ligj që nuk mund të bëhet pa konsensusin e të gjitha palëve” theksoi Balla.Ligji i ri do të bazohet në modelin portugez dhe atë kroat dhe do të amendohet në bashkëpunim me shoqërinë civile.Mazhoranca dhe opozita u shprehën të gatshme për të përmbyllur rishikimin brenda këtij sesioni.