Kukës, protestë për kromin, përplasen me policinë: Të ikë koncensionari

Kukës -Banorët e fshatit Kalimash, të komunës Malzi në Kukës, janë ngritur sot në një protestë ku kanë kërkuar largimin e kompanisë e cila prej vitesh ka fituar koncensionin për shfrytëzimin e pasurive minerare të zonës, por që, sipas banorëve, ajo është një kompani fantazëm e cila po shkatërron të vetmen pasuri që ka zona, atë të kromit, dhe në tërësi gjithë ekosistemin.

Gjatë paradites së sotme, ata janë konfrontuar edhe me policinë, kur kjo e fundit ka shkuar në Kalimash për të mbrotjur kompaninë e cila është e licensuar për shfrytëzimin e kromit, në këtë zonë.Banorët thonë se duan që t'a shfrytëzojnë vetë pasurinë minerare ndërkohë që kërkojnë shpërbërjen e koncensionit.

Qarku i Kukësit është i pasur me mineral dhe krom, ndërkohë që një numër i madh kompanish kanë fituar koncensionet për shfrytëzimin e pasurive nëntokësore.

Një pjesë e tyre punojnë edhe pa dokumentacionin e duhur, ndërkohë që shumë banorë i shfrytëzojnë vetë ish galeritë, që dikur janë mbyllur, me pretekstin se ato janë në pronat e tyre.

Viteve të fundit ka pasur edhe shumë aksidente në punë, ku disa punonjës janë aksidentuar dhe humbur jetën.

/nzh/oranews online/