Maskat grabisin një pikë duralumini në Marikaj, marrin 13 mln lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2014, 12:25
Tiranë- Rikthehen grabitjet me armë në kryeqytet. Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur në orët e mesditës së sotme një firmë duralumini në Marikaj.Burime nga policia, bëjnë me dije se dy grabitësit dyshohet se kanë arritur të marrin 13 milionë lekë të xhiros ditore dhe janë larguar menjëherë nga vendgjarja me një motor.Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të grabitjes.