Parcelat me kanabis, policia ‘pushton’ Krujën e Fushë Krujën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2014, 14:56
70 efektivë të policisë së qarkut Durrës kanë zbarkuar në terren në një aksion antikanabis në këtë qark. Forcat e policisë do të nisin sot kontrollet në zonat e Krujës dhe Fushë Krujës për identifikimin e parcelave të mbjella me kanabis dhe më pas asgjesimin e tyre. Burime nga policia e qarkut të Durrësit bëjnë me dije se pas kontrolleve në Krujë dhe Fushë Krujë aksioni do shtrihet në Durrës, ku do të operohet me grupe të vogla forcash policore.