Policia ‘pushton’ Krujën e Fushë Krujën, asgjesohen 4 mijë rrënjë kanabis

Durrës-30 parcela me 4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar sot në zonën e Fushë Krujës në kuadër të operacionit antidrogë të policisë së qarkut Durrës.70 efektivë të policisë së Durrësit ushtruan sot kontrolle në zonat e Krujës dhe Fushë Krujës, ndërsa aksioni pritet të shtrihet edhe në Durrës, ku do të operohet me grupe të vogla forcash policore.