SHBA akuzon një shtetas rus: Lord i krimit elektronik, 100 mln $ vjedhje

-Nju Jork Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza ndaj një shtetasi rus që dyshohet se drejton operacionet më të mëdha të kriminalitetit elektronik që prekin individët dhe bizneset në mbarë botën.Operacioni ndërkombëtar i infektimit të qindra e mijëra kompjuterëve nga virusi, u ka mundësuar piratëve të internetit të vjedhin më shumë se 100 milionë dollarë nga viktimat e tyre.Avokatja e Departamentit të Drejtësisë Leslie Caldwell, shefe e divizionit të krimeve, identifikoi si udhëheqës të grupit, Evgeniy Bogachev-in, i cili është në arrati. Ajo tha se anëtarët e bandës piratëve nga Rusia, Ukraina dhe Britania infektuan kompjuterët me një program i cili ka kopjuar fjalëkalimet dhe numrat e llogarive të qindra mijëra njerëzve.Në mesin e viktimave të kësaj vjedhjeje kibernetike janë një fis i indianëve amerikan, një kompani e sigurimit, një korporatë dhe një qendër banimi për personat në nevojë.Ndaj Evgeniy Bogachev dje u ngritën akuza për komplot, mashtrim kompjuterik dhe pastrim të parave. Ai nuk është në paraburgim, dhe Rusia nuk i ekstradon kriminelët e akuzuar në vende të tjera.bk/oranews online/