Ish-të përndjekurit të dyzuar mes politikës, një grup takon Veliaj, të tjerët në grevë

Tiranë- Ish-të përndjekurit janë në ditën e 7 të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e dobët. E ndërsa ky grupim vijon të jetë i ngujuar në çadrën para parlamentit, 6 të tjerë ish të-përndjekur kanë takuar Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në zyrën e tij.Kërkesat e tyre të listuar ishin të njëjtat që i kanë detyruar të përndjekurit politik të hynë në grevë dhe sipas tyre Ministri do ti marrë parasysh. Ndërsa akuzuan grevistët se qëndrimi i tyre është thjesht politik dhe se drejtohen nga një milioner që nuk ka bërë asnjë ditë burg.“Ne dolëm shuam të kënaqur me bisedën me ministrin. Prioritet do jenë ish-të përndjekurit që janë ende gjallë. Ata që janë në grevë nuk janë të përndjekur politikë, por të frymëzuar nga politika. Nuk kanë qenë asnjë ditë në burg. I ka futur PD në grevë”, tha njëri prej tyre.Në çadrën e grevistëve, drejtuesi i grevës Fatmir Hoxha kundërpërgjigjet duke thënë se nuk është çuar asnjë përfaqësi për të disktutuar me Ministrin.“Ne nuk kemi çuar asnje perfaqesi ne takim. Zymbyli ta harroj se do te demtoj kete greve. Ne jemi te vendosur per ta vazhduar, nuk jemi futur as per Ramen dhe as per Berishen. Kerkesat tona jane te qarta. Ne jemi te pathyeshem, te drejtat tona do fitojme. Ministri të flasë direkt me ne dhe nëse kjo nuk do ndodh greva vazhdon” tha ai.Grupet e krijuara mes të përndjekurve e kanë bërë më konfuze situatën dhe kërkesat e tyre. Grevistët vazhdojnë grevën edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore.