Rama: Marrëveshje me Google për dixhitalizimin e sistemit arsimor

Tiranë- Qeveria shqiptare shumë shpejt pritet të nënshkruajë një marrëveshje me rrjetin botëror të kërkimit Google, i cili do të marrë përsipër shtrimin e autostradës dixhitale të sistemit tonë arsimor.Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri, Edi Rama, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së unifikimit të kurrikulës së sistemit parauniversitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.Kryeministri shprehu bindjen se duke pasur një ndërtues kaq global, të famshëm e të sigurtë do të ecim më shpejt se sa e kishim parashikuar.“Jemi duke hedhur një hap strategjik shumë të rëndësishëm për të kaluar në një shkollë terësisht inovative, për të kapërcyer barrierat e mungesës së infrastrukturës fizike të shkollave , për të garantuar që çdo fëmijë pavarësisht se ku gjendet të ketë në tabletin e vet gjithçka i duhet për të mësuar cilësisht dhe këtë ta shtrijmë në gjithë hapësirën tonë kombëtare dhe ta bëjmë pjesë të këtij unifikimi historik. Duke bërë të mundur që distanca të jetë vetëm një klik. Në ditët në vijim besoj se do përfundojmë një marrëveshje me Google dhe do jetë Google që do marrë përsipër shtrimin e autostradës dixhitale të sistemit tonë arsimor. Jam i bindur se duke pasur një ndërtues kaq global, të famshëm dhe të sisgurt ne do mund të ecim më shpejt nga çfarë e kishim parashikuar në rrugën e një rilindje të madhe kombëtare për arsimin dhe gjuhën shqipe në dy anët e kufirit. Për çdo shqiptar kudo ku lind dhe do rritet, në Tiranë apo Prishtinë, Gjakovë apo Tropojë do ketë sot e më tutje një rrugë të re, rruga e një bashkimi deri dje terësisht e pamundur dhe deri pak më parë terësisht e dëshiruar. Ja ku jemi sot kemi firmosur, bashkohemi në rrugën e madhe të gjeneratës tjetër” tha Rama.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cilësoi marrëveshjen një ditë historike për dy vendet. Nikolla tha se kurrikula e re është hartuar sipas standardeve të BE dhe shumë shpejt do të çojë edhe në unifikim të teksteve shkollore.“Sot ja dolëm të unifikojmë sistemin arsimor parauniversitar të Kosovës dhe Shqiërisë. Është një ditë historike. Ajo çka ne nëshkruam sot, nuk është thjesht një dakordësi në parim por një proces që falë bashkëpunimit dhe ekspertëve tanë të talentuar sot na ftojnë dy Ministritë për të startuar punën që këtë shtator për ti dhënë jetë kurrikulës së re. Kurrikula e re mundëson mobilitet. Nxënësi i Kosovës kudo qoftë ai mund të vijojë të jetë nxënës i shkollës në Shqipëri dhe anasjelltas, por dhe në vendet e BE pasi kurrikula që ne unifikuam është kurrikula zyrtare e vendev të BE. Kjo marrëveshje mundëson kualifikimin dhe ekspertizën e përbashkët. Mundëson programe të përbashkëta në fusha të caktuara. Duke ruajtur tisin e dy vendeve tona do na çojë dhe në tekste të unifikuara në këto programe të përbashkëta” tha ajo.Nikolla u shpreh se sistemi parauniveristar do të jëtë i njëjtë me të Kosovës, 5 +4+3, si dhe nxënësit dhe mësuesit nuk do të jënë më ngarkesën që kanë sot, por do të jënë më pak të ngarkuar por shumë të përgatitur për një tregun europian.Ndërsa Ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja, tha se “ne po bëjmë hapin më serioz në fushën e dijes. Nuk ka më nëshkrime marrëveshjesh më kuptimplota sesa kjo e ditës së sotme”.Marrëveshja e unifikimit të kurrikulës së sistemit parauniversitar mes Kosovës dhe Shqipërisë vjen si rezultat i punës së përbashkët të grupeve profesionale të formuar nga dy Ministritë e Arsimit.Kurrrikula e re mundëson lëvizshmërinë, çka bën që një nxënës i Shqipërisë mund ë lëvizë në Kosovë për tu arsimuar pa asnjë problem dhe e kundërta.Kurrikula e ngjashme me atë të Bashkimit Europian, do të lançohet në shtator në 12 qarqe të Shqipërisë përfshirë, qytetet dhe fshatrat.