Vajza e Presidentit të futbollit të Monaco feston ditëlindjen në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2014, 09:23
Kruazera “Seabourn” dhe pesë jahte tepër luksozë kanë zbarkuar mbrëmjen e së hënës në detin e Sarandës. Ndërsa kruazera “Seabourn” me një gjatësi 70 m u ankorua në gjirin e Sarandës, jahtet njëri pas tjetrit u ankoruan në portin e qytetit. Rreth 65 persona Vip kanë udhëtuar nga Korfuzi për në Sarandë dhe mes tyre kanë qenë 4 miliarderë amerikanë, pronari i kompanisë më të madhe të verërave në Amerikë, presidenti i Klubit të Futbollit të Monaco, përfaqësues revistash mode si “Vanity” apo nga gazeta “Nju York Time” etj. Vipat zgjodhën gjirin e Sarandës për të festuar ditëlindjen e vajzës së presidentit të Futbollit të Monaco dhe darkën e organizuan tek kruazera “Seabourn”.