Qeveria në Spanjë diskuton për abdikimin e mbretit
Kabineti qeveritar i Spanjës pritet të diskutojë për hapat e mëtejshëm në procesin e abdikimit të mbretit Juan Carlos dhe për pranimin si pauses të tij të princit Felipe.Mbreti i Spanjës njoftoi të hënën dorëheqjen e tij nga froni, 40 vjet pas mbretërimit. Ministrat e kabinetit qeveritar të Mariano Rajoy do të diskutojnë hapat për të aprovuar kurorëzimin e princit të Asturias. Sipas kryeministrit Rajoy, tashmë qeveria do të duhet të ndërmarrë dhe të aprovojë edhe masa të reja kushtetuese, të nevojshme për pasimin e kurorës, nga mbreti tek princi.Kushtetuta spanjolle nuk ka një ligj të mirëpërcaktuar e të qartë për abdikimin dhe pasimin e pushtetit mbretëror. 2 nga partitë kryesore politike në vend mbeten ende shumë besnike ndaj monarkisë dhe familjes mbretërore. Princi Felipe do të bëhet mbreti Felipe VI dhe do të trashëgojë një institucion, një mbretëri reputacioni i të cilit është njollosur vitet e fundit nga skandalet.Dorëheqja të hënën e mbretit Juan Carlos, tashmë 76-vjeçar, ka shkaktuar reagime nga më të ndryshmet në vend, festime tek ata që kishin kërkuar më herët largimin e mbretit dhe hidhërim tek ata që ende e duan monarkinë. E në fakt qindra protestues, zbritën të hënën në sheshet kryesore në disa qytete të Spanjës duke kërkuar një referendum të hapur nëse spanjollët duan apo jo që të jenë ende në monarki. Përpara Mbretit Juan Carlos, i cili dha dorëheqjen pas probleme shëndetësore por edhe akuzave përkorrupsion në të cilat ishin të përfshira vajza e tij dhe dhëndri, edhe të tjerë anëtarë të familjeve mbreteërore kanë adbikuar.Kështu në vitin 2013, mbreti i Belgjikës, Alberti II abdikoi për tja lënë fronin djalit të tij, Felipe, për arsye shëndetësore. Në prill të 2013, mbretëresha Beatrix e Hollandës hoqi dorë nga froni për tja lënë kurorën e mbretërimit djalit të saj, princit Willem-Aleksandër, duke theksuar se ai është gati për të udhëhequr vendin dhe se Hollanda duhet të drejtohet nga brezi i ri./nzh/oranews online/