Kosovë, Kuvendi i thotë "PO" Gjykatës Speciale

Prishtinë- Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas një debati të nxehtë votuan me 89 vota për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të hetoj krimet e pretenduara në Kosovë.Kundër ishin 22 vota dhe 2 abstenimë votuarSipas kryeministrit Thaçi, gjykata do të jetë nën juridiksionin e Kosovës dhe do t’i ketë dy seli, njërën në Kosovë, kurse tjetrën me një vend europian.Kryeministri Hashim Thaçi i kërkoi sot votën e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të themeluar Gjykatën Speciale për të gjykuar pretendimet e Dick Martyt.“Kërkohet të mundësojmë ndryshimin e Kushtetutës është e padrejtë. Është e vështirë që do të rëndojë në ndërgjegjen tonë, por ndërgjegja do të mbetet e njollosur nëse nuk i japim përgjgjen adekuate për themelimin e kësaj gjykate për të trajtuar pretendimet e këtij raporti. Unë kam besim se do të jemi në gjëndje të gjejmë rrugën e duhur. Kërkoj nga të gjithë deputetët e të gjitha partive të votojnë pro themelimit të Gjykatës. Nuk kemi shumë opsione. Kemi vetëm një opsion të bashkëpunojmë me SHBA, BE dhe të formojmë këtë Gjykatë" tha Thaçi nga foltorja e Kuvendit.LDK kundërshton fondin për të akuzuarit e TribunalitShefi i Grupit Palamentar të LDK'së, Ismet Beqiri ka kundërshtuar idenë e PDK'ë për të themeluar fondin për të mbrojtur të përndjekurit e Gjykatës Speciale, informon RTK.Beqiri ka thënë se duhet të votohet vetëm atë që është në rend të ditës.Pas kësaj, ka reaguar Adem Grabovci. i cili ka thënë se Qeveria duhet të krijojë fond për t'ua mundësuar mbrojtjen e të atyre do të gjykohen në Gjykatën Speciale.Në këtë debat janë përfshirë edhe Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi. Ky i fundit ka thënë se s'ka kurrfarë dokumenti për të themeluar Fond. Por, Kryeministri ka thënë se është i gatshëm projektligji dhe rezoluta e përgatitur nga PDK'ja."Asgjë të shkruar s'kemi në këtë drejtim", ka thënë Jakup KrasniqiSeanca sotKuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e sotme ka nisur  të diskutojë zgjatjen e mandatit të EULEX-it.Në rend të ditës  janë vetëm dy pika të rendit të ditës në agjendë.E para ka të bëje me votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare mbi Misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, dhe e dyta me votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e këtij misioni.Të dyja projektligjet përmbajnë dispozita për themelimin e Gjykatës Speciale që do të trajtojë aktakuzat e mundshme që dalin nga një hetim i bazuar në raportin e senatorit Dick Marty, ku pretendohet për krime të kryera nga individë brenda radhëve të UÇK-së.