Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”: Gruevski ‘diktatori i vogël’
Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung“ në një speciale ka shkruar për zhvillimet e fundit në Maqedoni duke e quajtur Gruevskin si ‘diktatori i vogël’. Gazeta shkruan për zhvillimet politike në Ballkan, duke përshkruar situatën në Maqedoni.Gazeta zvicerane ndalet tek projekti siç shkruan monumental “Shkupi 2014”, duke e përshkruar si një lloj parku nacional, që tërheq kohë pas kohe gazetarët për shkak të tentimit për të krijuar identitet historik, por nga ana tjetër është bërë edhe çështje për tallje.“Maqedonia karakterizohet si shtet i dobët ku institucionet shfrytëzohen nga partitë në pushtet për furnizim të vazhdueshëm me fushata ideologjike. Pasiqë mediat janë të varura nga pushteti, ndërsa gjyqësori është tejet i dobët sepse dominon shtet, ndërsa në mënyrë të suksesshme margjinalizohet opozita. Ky model shkallë shkallë po etablohet nga Greqi deri në Hungari, Serbi dhe Rumani. Maqedonia veçmas është një vend konzistent ku kryeministri Nikolla Gruevski ka vendosur një gjysmë demokraci autoritare. Ai është shef i Qeverisë nga viti 2006 dhe do të vazhdojë të udhëheq edhe pas këtyre zgjedhjeve”, shkruan gazeta “Neue Zürcher Zeitung“.Sipas saj, qeverisja e Gruevskit bazohet në tre shtylla: krijimi i idesë se Maqedonia ka armiq brenda dhe jashtë; krijimi i një historie pompoze mbi shoqërinë maqedonase, si dhe kontrolli i tërësishëm i mediave dhe institucioneve. Gazeta zvicerane shkruan edhe për çështjen e emrit dhe bllokadën greke nga viti 1991, si dhe refuzimi i anëtarësimit në Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008.