Mat, kërkohet 225 vjet burg, vranë dhe groposën të gjallë Fatjon Barmetën

Tirane-  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat kërkon "burgim të përjetshëm" për dy persona dhe 25 vjet burg për personin e tretë të akuzuar për vrasjen e Fatjon Barmetës.Ngjarja ka ndodhur në dt. 22.11.2012 në Klos të rrethit Mat. Nga hetimi i prokurorisë ka rezultuar se vëllezërit Lusi dhe Përparim Boja dhe miku i tyre, Fatjon Cani, kanë goditur për vdekje me sende të forta viktimën, pasi dyshonin se ai kishte sjellje ngacmuese ndaj bashkëshortes së Përparim Bojës.Seanca e radhës për të dëgjuar konkluzionet e palës mbrojtëse është 4 qershori si dhe më pas do të jepet vendimi nga Gjykata.